• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I ÇONTE FOTO ME VARRIN ME LULE”/ Martin Çeço rrëfen bisedën e të birit me Tina Pajollarin natën e krimit dhe parandjenja: I thashë, boll o djalë se do na fusësh në…
Home
Breaking News

“I ÇONTE FOTO ME VARRIN ME LULE”/ Martin Çeço rrëfen bisedën e të birit me Tina Pajollarin natën e krimit dhe parandjenja: I thashë, boll o djalë se do na fusësh në…

15 October, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nevzat Çeço ka rrëfyer bisedën e fundit mes të birit dhe Tina Pajollarit, e cila u arrestua ditën e djeshme si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços.

Tina Pajollari, e cila kishte krijuar një lidhje të dyfishtë me viktimën dhe një nga autorët e dyshuar të krimit, Valter Mollaj, e kishte telefonuar të riun mbrëmjen e ngjarjes së rëndë.

Sipas babait të Martinit, 18-vjeçarja i kishte thënë “Të keqen motra, mos merr ti, por të marr unë në telefon”, duke i premtuar se do komunikonin sërish bashkë të nesërmen.

Nevzat Çeço, i cili kishte dëgjuar telefonatën mes dy të rinjve, e kishte parandjerë që diçka nuk shkonte dhe i kishte kërkuar të birit ta mbyllte si muhabet, por ky i fundit iu është drejtuar duke i thënë: “Rri babi ti se nuk di gjë”.

Nevzat Çeço: “Djali i shkruante, kjo i nxirrte varrin me lule e i çonte vjersha. Natën që ndodhi vrasja ajo i tha në telefon ‘hë tani u kujtove’. Mua nuk më erdhi mirë, se kishte natë ditë që e kërkonte Tinën, thoshte babi ose e marr unë atë ose s’ka. I thashë: “Mjaft bre djalë!”. Ajo i kishte dërguar mesazh: “Kur dëgjoj zërin tënd më rrëqethet mishi”. Po pse. Unë e kuptova. Ky thoshte e dua për dashnore, ky thoshte e dua për grua.

I thashë “do na fusësh në sherr por mjaft”. Mu drejtua: “Rri babai se nuk di gjë ti”. Isha në ankes dhe po bëja kafen. E dëgjova duke i thënë: “Hë mo ti, ke kaq kohë pse merr ne telefon”. Ky i tha: “Të erdha me byrekë e më refuzove”. “Më fal”, i tha. Djali iu drejtua: “Të fal 100 herë!”. Kjo iu drejtua: “Të keqen motra, mos merr ti, por të marr unë në telefon.”

Djali i tha: “Ke një gjë që thua ti”, kurse ajo iu përgjigj se “për shkak të nënës e babait, që të mos e marrin vesh, nesër në orën 10:00 do të të marr”.

Ajo nuk i kërkoi të dilte jashtë atë natë. Tina ka gisht në vrasjen e djalit. Djali i ka dhënë 2,5 milionë lekë të vjetra Xhonit, ish kunatit të Tina Pajollarit. Ai më tha: Babi Xhoni nuk po më flet, më bëri bllok në celular”.

Ia dha paratë, ia mori lekët. Edhe këtij fshatarit tonë 500 mijë. Lekët i ka paguar djali që Xhoni të hynte për mblesëri.

“Nuk më vjen mirë të keqen babai”, i thashë unë pas telefonatës. E kuptova ishte si punë tallje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK DO MARRIM PJESË NË KONFLIKT"/ Lukashenko: Zgjidhja mund të gjendet brenda një jave
Previous article E ZBULON PSIKOLOGU RUS/ Çdokush mund të lërë duhanin me këtë metodë

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT