Është ndryshuar kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Elbasanit.
Sipas burimeve, mësohet se në këtë detyrë është emëruar Etleva Knuti, e cila më parë ka mbajtur postin e ish-përgjegjëse e Zyrës së Planifikimit të Territorit në Bashkinë e Elbasanit.
Gjithashtu bëhet me dije për BW se ish-kreu i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Elbasan, Mariglen Disha, është transferuar në një tjetër detyrë të rëndësishme në Tiranë.
Kujtojmë se Disha ka drejtuar prej 10-vitesh Agjensinë Shtetërore të Kadastrës në Korçë, Elbasan e Tiranë.




