• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RËNDË/ Shpërthim në 300 metra thellësi në minierën e qymyrit në Turqi, raportohet për 28 viktima! Dhjetëra të tjerë të bllokuar brenda
Home
Nderkombetare

E RËNDË/ Shpërthim në 300 metra thellësi në minierën e qymyrit në Turqi, raportohet për 28 viktima! Dhjetëra të tjerë të bllokuar brenda

15 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Të paktën 28 ​​persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë të bllokuar nën tokë pas një shpërthimi në një minierë qymyri në provincën Bartin të Turqisë veriore.

Rreth 110 persona ishin në minierë në momentin e shpërthimit, pothuajse gjysma e tyre në mbi 300 metra thellësi.

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë Fahrettin Koca tha se 11 persona ishin shpëtuar dhe po marrin trajtim mjekësor.

Ekipet e emergjencës punuan gjatë natës, duke gërmuar nëpër shkëmb në përpjekje për të arritur tek të mbijetuarit.

Në pamje shihen minatorët që dalin të nxirë, të shoqëruar nga ekipet e shpëtimit në objektin në Amasra, në bregun e Detit të Zi.

Familjarë dhe miq të të zhdukurve shihen gjithashtu jashtë minierës, duke pritur me ankth lajmet për të dashurit e tyre.

Shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur në rreth 300 metra thellësi. Rreth 49 njerëz po punonin në zonën e “rrezikshme” midis 300 dhe 350 metra nën tokë, tha Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu.

viktima minierr

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, ndërsa prokuroria vendase ka nisur hetimet.

Ministri i Energjisë i Turqisë tha se dyshohet që shpërthimi ishte shkaktuar nga gaz metan në minierë.

“Ne po përballemi me një situatë vërtet të dhimbshme”, tha ai, i cili shtoi: “Ka pasur shembje të pjesshme brenda minierës, por ventilimi po funksiononte siç duhet”.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të vizitojë vendin përgjatë ditës së shtunë.

miniere turqi1

Kryetari i bashkisë së Amasra, Recai Cakir tha se shumë nga të mbijetuarit kanë pësuar “lëndime të rënda”.

Një punëtor që arriti të shpëtonte vetë tha: “Kishte pluhur dhe tym dhe nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodhi”.

Miniera i përket ndërmarrjeve shtetërore turke të qymyrit të fortë.

Turqia dëshmoi fatkeqësinë e saj më vdekjeprurëse të minierave të qymyrit në vitin 2014, kur 301 njerëz vdiqën pas një shpërthimi në qytetin perëndimor të Soma.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDIHEM PLOT JETË"/ Genci reagon pasi u bë baba për herë të parë
Previous article MESAZH PËR 78-VJETORIN E LINDJES/ Berisha: Udhëtoj njëherazi në dy stinë, në vjeshtën e bukur të jetës dhe në një pranverë të re politike

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT