• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESIONI I BE: Serbia duhet të ashpërsojë rregullat për vizat
Home
Nderkombetare

PRESIONI I BE: Serbia duhet të ashpërsojë rregullat për vizat

15 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Për shkak të rritjes së numrit të migrantëve përmes itinerarit të Ballkanit Serbia duhet të ashpërsojë rregullat për dhënien e vizave. Serbia deklaroi se do të marrë masa deri në fund të vitit.

“Serbia duhet të ndryshojë tani praktikën e vizave“, kërkoi ministrja gjermane e Punëve të Brendshme Nancy Faeser (SPD) në takimin e ministrave të Brendshëm të vendeve të BE-së (14.10) në Luksemburg. Komisarja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johansson nuk e përjashtoi si mjet presioni edhe vështirësimin e udhëtimit për shtetasit serb. “Ne duhet ta ndalim fluksin”, tha Johansson më tej.

Sipas të dhënave të Agjencisë së BE-së për Mbrojtjen e Kufirit Frontex që nga fillimi i vitit përmes rrugës ballkanike kanë ardhur mbi 106.000 vetë ilegalisht në BE, 170 përqind më shumë se brenda së njëjtës periudhë të një viti më parë. Kjo është kuota më e lartë që nga vitit 2016.

BE-ja e akuzon Serbinë dhe të tjera vende të Ballkanit Perëndimir, se po i anashkalojnë rregullat e hapësirës Shengen. Serbia ka marrëveshje për udhëtimin pa viza me Indinë, Tunizinë dhe me Turqinë, tha ministri i Brendshëm dhe i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn. “Të ardhurit nuk qendrojnë atje po vazhdojnë rrugën për më tej”, theksoi ai.

Edhe nga vendi afrikano-lindor Burundi e madje edhe nga Kuba aktualisht vijnë shumë njerëz përmes rrugës ballkanike në BE, një itinerar që zakonisht përdoret nga sirianët e afganët. Shumë nga këta të sapoardhur nuk kanë shanse për azil në Europë. Krahas Gjermanisë, Francës dhe Italisë edhe vendet tranzit si Austria apo Belgjika janë të ngarkuar me një fluks të tillë.

Ministrja e Brendshme gjermane Faeser lidhur me mjetet e presionit iu referua edhe dëshirës së Serbisë për anëtarësim në BE. Ndër kriteret e antarësimit bën pjesë edhe një praktikë e koordinuar për vizat. I ngarkuari i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, vuri në dukje deklarimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, se deri në fund të vitit procesi i lëshimit të vizave në vendin e tij do të përshtatet me standardet europiane. Ky është “një hap i rëndësishëm, sepse kjo do të kontribuojë për kufizimin e udhëtimit përmes Serbisë”, tha Sarrazin duke folur për gazetën Funke Mediengruppe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E GAZETARES INVESTIGATIVE/ Dënohen me nga 40 vjet burg dy vëllezërit, do të paguajnë dhe nga 50 mijë euro nga pagesa e porositësit
Previous article "TË DYSHIMTA"/ Kyçen 5 milionë euro pasuri të Fatjon Muratit. 32-vjeçari i arrestuar, i dyshuar si person që ka dijeni për masakrën e Fushë-Krujës

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT