• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“INFRASTRUKTURA E SHKATËRRUAR NGA SULMET RUSE…”/ OBSH paralajmëron për dimër “brutal” në Ukrainë: Duhet të rrisim mbështetjen
Home
Nderkombetare

“INFRASTRUKTURA E SHKATËRRUAR NGA SULMET RUSE…”/ OBSH paralajmëron për dimër “brutal” në Ukrainë: Duhet të rrisim mbështetjen

14 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar për afrimin e një “dimri brutal” në Ukrainë, pasi sulmet e vazhdueshme ruse me raketa kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën civile dhe shëndetësore.

Hans Kluge, drejtor për Evropën në OBSH, ka thënë përmes një deklarate më 14 tetor, se do të vazhdojë ndihma për Kievin, pasi organizata do të jetë aktive në Ukrainë “për kohë të gjatë”.

Kluge ka paralajmëruar se dimri do ta bëjë mbijetesën edhe më të vështirë për ukrainasit që janë në zonën e luftës, dhe ka bërë thirrje për riparim të menjëhershëm të qendrave të shkatërruara shëndetësore, si pasojë e sulmeve ruse.“Prioriteti kryesor është që të veprohet ndaj dëmit që është shkaktuar në qendrat mjekësore si pasojë e sulmeve të fundit. OBSH ka konfirmuar të paktën 620 sulme në qendrat shëndetësore prej nisjes së luftës në muajin shkurt. Ne duhet të rrisim mbështetjen për procesin e rindërtimit”, ka thënë Kluge.

“Shumë njerëz në Ukrainë janë duke jetuar në situatë të pasigurt, duke u bartur nga një lokacion te tjetri, dhe duke jetuar në objekte pa qasje në sistemet e ngrohjes”, ka paralajmëruar ai.

“Shkatërrimi i shtëpive dhe mungesa e rrymës apo energjisë, për shkak të infrastrukturës së dëmtuar, mund të bëhet çështje jetë a vdekje, nëse njerëzit nuk do të mund të ngrohin shtëpitë e tyre”.Një zyrtar i OBSH-së ka thënë që më shumë se 800.000 shtëpi janë dëmtuar apo shkatërruar në Ukrainë, prej nisjes së luftës në fund të muajit shkurt, duke shtyrë mijëra njerëz që të jetojnë në qendra kolektive apo objekte të dëmtuara.

Sipas tij, qendrat kolektive rrisin rrezikun për përhapje të sëmundjeve infektive, siç është koronavirusi.

“Analizat e fundit ekonomike nga Banka Botërore sugjerojnë se lufta mund të përballë 60 për qind të popullsisë nën linjën e varfërisë”, ka thënë Kluge, duke bërë thirrje për një “udhërrëfyes urgjent” për të zgjeruar ofrimin e shërbimeve shëndetësore në muajt në vijim.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I ËMBËL/ Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj bëhen prindër, zbulojnë emrin e veçantë të së bijës
Previous article "O NARDI, ÇFARË PO BËN?" Ilir Meta publikon videon humoristike në Tik Tok, kreu i PDK “stërvitje” në pishinë

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT