• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRLESHJA E PËRGJAKSHME MES SHQIPTARËVE/ Si u vra 52-vjeçari Ragip Kolgeci, u qëllua me thikë në barkë, ndërsa goditja në zverk ishte fatale
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRLESHJA E PËRGJAKSHME MES SHQIPTARËVE/ Si u vra 52-vjeçari Ragip Kolgeci, u qëllua me thikë në barkë, ndërsa goditja në zverk ishte fatale

14 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një borxh i papaguar prej rreth 500 eurosh u bë shkak i përleshjes së dhunshme mbrëmjen e së mërkurës jashtë lokalit La Musa në lagjen Fiera të Trevisos dhe i kushtoi jetën Ragip Kolgecit.

52-vjeçari nga Kosova rezulton punëtor ndërtimi në Itali, i specializuar në montimin e skelave.

Gjithashtu gjatë sherrit të përgjakshëm kanë mbetur të plagosur edhe gjashtë persona të tjerë.

Disa orë pas vrasjes së Ragip Kolgecit në pranga u vendosën dy autorët e dyshuar të krimit, Vlamir Gashi 32-vjeç, që po hetohej për një tjetër vrasje, i cili u kap pak metra larg banesës së tij, si edhe Afrim Manxhuka, 50 vjeç, mjeshtër gipsi, që ndodhet në spitalin në Oderzo, në gjendje kritike për jetën.

Dy të arrestuarit akuzohen për përleshje të rëndë dhe vrasje me dashje.

Sipas hetimeve paraprake, Regip Kolgeci u plagos me një thikë të vogël në bark, por goditja që rezultoi fatale është ajo e shkaktuar me tub metalik në zverk.

Pritet rezultatet e autopsisë për të zbuluar më shumë rreth vdekjes së 52-vjeçarit. Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin e protagonistëve të tjerë të përleshjes, rreth 20 persona ku vetëm 7 prej tyre, disa prej të cilëve u detyruan të kërkojnë kujdes mjekësor, kanë emër dhe fytyrë.

Ragip Kolgeci3
Ragip Kolgeci

Si ndodhi përleshja

Dy grupet, pothuajse të gjithë punëtorë ndërtimi me origjinë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, u takuan për një borxh që djali i viktimës kishte marrë. Por ata shkuan në takim të armatosur. Mes palëve ka pasur bisedime edhe në ditët e mëparshme por pa ndonjë marrëveshje.

Në momentin kur mbërritën  në vendtakim filloi përleshja mes tyre. Disa prej personave të përfshirë u futën në lokal para se dera të mbyllej dhe u larguan nga pjesa e pasme duke dalë nga dritare.

Ata u zhdukën drejt Restera, ndërsa të tjerë të plagosur u dërguan në spital.

Avokati i Valmir Gashit, Mauro Serpico, u shpreh: “Ai mbërriti në vendin e sulmit kur Regip Kolgeci ishte tashmë në tokë. Prandaj mohon çdo përgjegjësi”.

Por hetuesit e arrestuan falë disa dëshmitarëve dhe pamjeve të kamerave të vëzhgimit të vendosura në zonë, që inkuadruan 32-vjeçarin.

valmir gashi
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SITUATA E RËNDË"/ Meta kujton deklaratën e ish-presidentit Regan: Nevojë ulëritëse për një luftë frontale kundër drogës...
Previous article NËSE DONI TRUP TË BUKUR/ Shmangni këto ushqime në mëngjes

s.autor

Postime të ngjashme

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë Aktualitet

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT