• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ME DORË TË HEKURT/ Kush është njeriu i fortë i Rusisë që do drejtojë luftën në Ukrainë
Home
Nderkombetare

ME DORË TË HEKURT/ Kush është njeriu i fortë i Rusisë që do drejtojë luftën në Ukrainë

12 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Kremlini ka ndryshuar drejtuesin e luftës në Ukrainë: gjenerali Sergej Surovikin është komandanti i ri i përgjithshëm i “operacionit special ushtarak”. Ai duhet t’i sjellë Rusisë suksese ushtarake – me dorë të hekurt.

Sergei Surovikinit i paraprin një reputacion. Në rrjetet sociale, gjenerali 56-vjeçar shpesh përmendet si “kasapi i Sirisë”, “kanibali” ose “Gjenerali i Harmagedonit”. Gjatë luftës në Siri në 2017 dhe përsëri në 2019, ai udhëhoqi forcat e armatosura ruse.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt, Surovikini ka komanduar grupin jugor të trupave. Emërimi i tij për të udhëhequr të gjithë ushtrinë pushtuese është pjesë e strategjisë së përshkallëzimit të presidentit rus Vladimir Putin, tha për Deutsche Welle Margarete Klein, eksperte e politikës ushtarake dhe të sigurisë ruse në Fondacionin Shkenca dhe Politika. Qëllimi është një efekt psikologjik në Ukrainë, për ta demoralizuar dhe penguar atë. Klein gjithashtu pret që ushtria ruse nën Surovikinin të sulmojë dukshëm më shumë objektiva civile se deri tani.

Angazhim i paskrupullt në Siri

Organizatat e të drejtave të njeriut e akuzojnë Surovikinin se është përgjegjës për krime lufte në Siri dhe se ka terrorizuar popullatën civile. Sipas Human Rights Watch-it, ai bombardoi spitalet në provincën Idlib kur dihej se atje kishte shumë fëmijë. Ai gjithashtu thuhet se të paktën miratoi, nëse nuk urdhëroi, sulmet me gaz kimik kundër civilëve në Siri. Ai gjithashtu besohet se është përgjegjës për bombardimin e qytetit të Aleppos, të cilin Forcat Ajrore Ruse e bënë shkrumb e hi në vitin 2016. Në vitin 2017, Putini i dha medaljen “Hero i Rusisë” për ndërhyrjen e tij ushtarake në Siri.

Me origjinë nga Novosibirsku, Sergej Surovikini me sjellje buldozeri, ndoqi shkollën e lartë ushtarake në Omsk në 1987 dhe luftoi në luftën në Afganistan.

Në vitin 1991, ai mori pjesë në puçin e dështuar të gushtit kundër presidentit Mikhail Gorbaçov. Si komandant zjarri, ai urdhëroi ushtarët e tij të shtypnin me tanke tre demonstrues që kishin ngritur barrikada në rrugë. Kjo bëri që ai të kalonte gjashtë muaj pas hekurave. Ai nuk pranoi të mbante përgjegjësi për këtë akt: ai po zbatonte vetëm urdhrat, deklaroi ai në prokurori.

Karrierë e qetë

Ai e vazhdoi me sukses karrierën e tij në ushtrinë ruse. Surovikini ishte veçanërisht i angazhuar në 2004 dhe 2005 në Luftën e Dytë çeçene, dhe në tetor 2017 ai u bë Komandant i Përgjithshëm i Forcave Ajrore Ruse.

A u pasurua ai edhe personalisht me këtë rast? “Ne nuk kemi prova,” thotë shkencëtarja Margarete Klein. Por e dimë se korrupsioni është shumë i përhapur në ushtrinë ruse.

Emërimi i Surovikinit si Komandant i Përgjithshëm i ushtrisë pushtuese ruse në Ukrainë u prit ngrohtësisht në Rusi nga të gjithë ata që, pas pengesave të fundit të ushtrisë ruse në lindje të vendit, donin veprime më të fuqishme, duke filluar me lideri çeçen Ramzan Kadirov.

Në fund të qershorit, Sergei Surovikin arriti të pushtojë qytetin e Sjewjerodonezk-ut në Donbass pas betejave të gjata dhe mijëra vdekjeve. Sipas Margarete Klein, suksesi i tij si komandant i përgjithshëm do të varet mbi të gjitha nga aftësia e tij për të përmirësuar koordinimin brenda ushtrisë ruse./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PAJTUAN PAS 6 VITESH/ Kastro Zizo zbulon arsyen e sherrit me Rozana Radin: Më bëri bllok, e mori shumë personale
Previous article TRAGJEDIA NË KLOS/ Identifikohet 17-vjeçari i vrarë dhe autorit të dyshuar

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT