• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
50-VJETORI I AKADEMISË SË SHKENCAVE/ Rama: Nëse sot kemi një gjuhë shqipe të shpëtuar është falë akademikëve të asaj kohe
Home
Politikë

50-VJETORI I AKADEMISË SË SHKENCAVE/ Rama: Nëse sot kemi një gjuhë shqipe të shpëtuar është falë akademikëve të asaj kohe

10 October, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën që u mbajt në kuadër të 50 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se Akademia ka një vlerë të madhe.

Rama: Jam i vetmi në këtë sallë pa asnjë titull shkencor. Për çdo njeri që merret me shkencë, termi Akademi ka një vlerë të madhe. Për ne Akademia ka qenë ëndërr. Si një institucion i ngritur mbi vlerat e krijuara nga Akademia e re e Voskopojës. Para ’90 ishte koha kur liria ishte kufizuar dhe hapësirat e mundësitë e njerëzve të shkencës ishin tejet të ngushta. Por krahasimi i para dhe pas ’90, e bën pas ’90 të duket jo mirë përballë gjithë atyre punëve, veprave dhe figurave. Kaq e vërtetë është kjo, sa që kur vizitoja Akademinë e Shkencave pas ’90 dhe dëgjoja ato kërkëllitjet e parketit të vjetër më dukej sikur ishte Eqrem Çabej që rrotullohej në varr nga gjendja e mjeruar e atij institucioni. Një institucion që përfaqësoi dhe mbrojti me forcë interesin e lartë kombëtar të gjuhës shqipe. Nëse sot ne kemi një gjuhë të unifikuar dhe një gjuhë të shpëtuar, kjo i detyrohet në radhë të parë akademikëve të asaj kohe dhe asaj akademie shkencash që sot është në një përpjekje për tu kthyer në lartësinë që i takon. Nëse nuk do kishte ekzistuar Çabej, Aleks Buda she një sërë figurash të tjera do ishim të paarmatosur në rrjedhën e gjithë debatit mes vendeve. Çfarë historie do mund të shkruanim ne sot? Nëse sot në këtë Akademi nuk do ishin disa për fat të mirë prej nxënësve të atyre kolosëve të mëdhenj, asgjë… sigurisht që detyra e këtij institucioni dhe përgjegjësia nuk është vetëm mbajtja në kontroll e së shkuarës në funksion të themeleve të shtëpisë sonë të përbashkët. Ne kemi më shumë argumente sot për tu përballur me botën si shqiptarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHDUKJA E MARTINAJT DHE MASAKRA E FUSHË-KRUJËS/ Zbardhen detaje të reja për shoqërimin në polici të Dokles e Reçit dhe ndalimin e Muratit, dyshohet se…
Previous article "GANGËSTERJA" E BILISHTIT PËRFUNDON NË POLICI/ Merret në pyetje për djegien e një automjeti. Ja lidhja e saj me pronarin e makinës së shkrumbuar

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja Breaking News

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Zbulohen parcelat me kanabis! Bimët asgjësohen përmes djegies, kontrolle e nëpër ambiente të mbyllura Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Zbulohen parcelat me kanabis! Bimët asgjësohen përmes djegies, kontrolle e nëpër ambiente të mbyllura

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë Politikë

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT