• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KARTA E REZIDENTIT”/ Plani i ri i Bashkisë për kryeqytetin. Si të përfitoni falas parkimin e mjetit tuaj
Home
Sociale

“KARTA E REZIDENTIT”/ Plani i ri i Bashkisë për kryeqytetin. Si të përfitoni falas parkimin e mjetit tuaj

19 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Bashkia e Tiranës ka nisur shpërndarjen e kartave të rezidentit për qytetarët të cilët përfitojnë parkim pa pagesë të automjetit në zona të ndryshme të qytetit.

Pas rezultateve të kënaqshme të zonës së parë të pilotuar, në funksion të këtij projekti, ekipi i Tirana Parking ka nisur fushatën “ Door to Door” të mbledhjes së të dhënave që nevojiten për realizimin dhe shtrirjen e këtij projekti edhe në pjesë të tjera të qytetit.

Ditën e djeshme specialistët ishin në bllokun e pallateve mbas ish- Ekspozitës, ku qytetarët rezidentë do të kenë hapësira parkimi pa pagesë brenda zonës ku banojnë, me përjashtim të hapësirave të 3 zonave të tjera apo rrugëve kryesore të përcaktuara me sistem tarifimi.

Kartat e Rezidentit do të ofrohen për afatin kohor 12 mujor.

Kjo pullë identifikuese është “e personalizuar” dhe do të duhet të vendoset brenda xhamit, në pjesën e përparme të automjetit, “lehtësisht e dukshme” ku shënohet targa e automjetit, afati i vlefshmërisë, numri serial, si dhe numri i zonës.

Pajisja me Kartën e Rezidentit nuk i jep të drejtën rezidentit që të parkojë pa pagesë në rrugët e caktuara me sistem tarifimi (vendparkimet e vijëzuara me Blu).

Gjithashtu, vendet të cilat janë të përcaktuara për rezidentët nuk janë të personalizuara, që do të thotë se në këto hapësira kanë të drejtë të parkojnë të gjithë banorët që janë rezidentë të asaj zone.

Kjo kartë do mund të përfitohet nga qytetarët rezidentë (fillimisht 1 mjet/familje), vetëm pasi të jenë dorëzuar dokumentet që vërtetojnë se qytetari është rezident në një zonë të caktuar, përkatësisht:

  • Certifikatë Familjare.
  • Vërtetim Banimi.
  • Kopje e certifikatës së pronësisë ose kontratës së qirasë /huapërdorjes.
  • Certifikatë për vërtetim pronësie e makinës ose autorizim për përdorim automjeti.
  • Leje qarkullimi e automjetit që do të pajiset me kartë rezidenti
  • Fotokopje e taksave vjetore të makinës.
  • Fotokopje e faturës së UKT-së ose OSHE-së.

Përmes zbatimit të këtij projekti do të zgjidhet dhe një nga problematikat kryesore në qytetin e Tiranës, parkimi i automjeteve.

Projekti i Rezidentit, në përputhje me VKB Nr. 49 dt.11.11.2015, e ndan qytetin e Tiranës në 4 Zona Administrimi të Parkimit (ZAP 1, 2, 3, 4).

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mkhitaryan me lot në sy përshëndetet me shokët te Man United
Previous article TAKIMI I 9 I KOMITETIT TË TREGTISË/ BE me lajme të mira: Shqipëria trefishim të eksporteve

g.autor

Postime të ngjashme

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës Aktualitet

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT