Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë porositë tek anëtarët e partisë lidhur me përgatitjet për zgjedhjet vendore që do të mbahen brenda pak muajsh. Meta tha se PS nuk ekziston, por e quajti Rilindjen “një sekt shkatërrimtar për vendin’.
Ilir Meta: Situata mëse kritike në gjithë drejtimet, kjo ballafaqohet vetëm me një përballje që do ndodhë, është e pashmangshme e fundi është ndëshkim i Edi Ramës e bandës së tij e ringritja e shtetit të së drejtës. Kushdo të rrisë ndjenjën e përgjegjësisë dhe reagimit e gjithë së bashku të aksionit politik.
Opozita e ka të domosdoshme të jetë sa më e bashkuar, sa më e koordinuar sepse investimi më i mencur, djallëzuar, kriminal që ka bërë Rama që ka sjellë këtë situatë sot ka qenë korruptimi dhe përcarja e opozitës në të kaluarën.
Kjo situatë nuk është situatë e krijuar në një ditë e në një vit, por prej shumë vitesh.
Jam optimist se situata do vijë dhe do të përmirësohet falë aksionit tonë të përbashkët e përvec reagimit protestave mbështetjes së tyre iniciativave të tjera nga ne, mos harrojmë se në pak muaj do kemi zgjedhjet vendore.
Ky moment pozitiv se do rivendoset pluralizmi politik e llogaridhënia në pushtetin vendor ku gjithcka kontrollohet nga një parti e vetme. Qytetarët janë lënë në mëshirën e kryetarëve monist.
Partia e Lirise ka një rol shumë të rëndësishëm dhe për këto zgjedhje, për të kontribuar për fitoren e opozitës e rikthimin e demokracisë në nivel vendor por për ti shndërruar këshillat bashkiakë në parlamente të vërteta.
Besoj në kontributin tuaj e të gjithë anëtarëve të PL për të kuptuar rëndësinë e ndëshkimit pa mëshirë, si është sjellë Rilindja pa mëshirë, me qytetet tona, historinë, trashëgiminë, me taksat tona, e ne duhet ta ndëshkojmë Rilindjen pa mëshirë. Nuk flas për PS se ajo nuk ekziston do i japim një shans dhe asaj të rikthehet pasi të ndëshkojmë këtë sekt shkatërrimtar për vendin, sekt i cili kërkon të zhbëjë cdo ndienjë të krenarisë kombëtare e të vrasë vetëbesimin e qytetarëve se ky është vendi i tyre e ata janë zot të fateve të tyre.
Të kuptojmë shpejtësinë dhe koordinimin në punën tonë me ritme shumë më të larta se deri tani”.


