Një adoleshente në Greqi ka përjetuar momente tmerri nga një person që e njohu në internet, pasi ky i fundit e kërcënonte në mënyrë që ajo ti dërgonte foto nudo.
Gjithçka ka nisur pasi 15-vjeçarja në ishullin Rodos, pranoi një kërkesë miqësie në llogarinë e saj në Insagram nga një person i panjohur me të cili nisi të fliste. Po biseda mes të dyve ndryshoi kur i panjohuri, nisi ta kërcënonte të miturën se nëse nuk i dërgonte foto e zhveshur, ai do i vriste familjen.
E mitura ka rënë pre e presionit dhe nisi t’i dërgonte fotot, por gjithçka u përkeqësua, teksa i panjohuri i kërkoi akoma më shumë foto, duke e kërcënuar këtë herë se nëse nuk e bënte, ato foto që i kishte dërguar deri më tani do i publikonte.
Në këtë moment vajza gjeti guximin ta bllokonte këtë person, duke u treguar dhe prindërve, me të cilët më pas ka bërë dhe denoncimin në polici.
Autoritetet ndërkohë ende po punojnë për kapjen e autorit.


