• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHTRENJTOHEN PAGESAT PËR KOPSHTET PRIVATE/ Në 3 vite ka pësuar rritje me 45%
Home
Sociale

SHTRENJTOHEN PAGESAT PËR KOPSHTET PRIVATE/ Në 3 vite ka pësuar rritje me 45%

6 October, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Pas pandemisë COVID-19, institucionet private parashkollore (kopshtet) kanë rritur çmimet, ashtu sikurse kanë pësuar rritje çmimet e të gjitha shërbimeve dhe mallrave në vend.

Sipas vëzhgimeve në terren të “Monitor”, kostot variojnë sipas qyteteve apo zonave, por zakonisht nisin nga 170 euro, deri në 550 euro.

Për familjet që kanë dy e më shumë fëmijë në çerdhe private, kostoja është bërë e papërballueshme. Sakaq, kopshtet shtetërore ende vuajnë mbikapacitetin, pavarësisht investimeve të viteve të fundit.

Një tjetër faktor që përcakton çmimin është institucioni p.sh. në rast se është një objekt parashkollor me pak eksperiencë, i lokalizuar në mes të lagjeve të ndryshme apo në rast se bëhet fjalë për kopshte brenda strukturave të shkollave me përvojë. Sado e çuditshme mund të na duket, faktor tjetër që përcakton çmimin është edhe kurrikula. Në rast se kopshti zbaton metoda si Montessori, filozofi e njohur e prindërimit, e themeluar në shek.19 apo janë kopshte ndërkombëtare, kanë kosto më të larta.

Sipas Numbeo.com, mesatarisht, një prind shqiptar që ka fëmijën në një çerdhe apo kopsht privat, paguan në muaj 173.13 euro. Rritja e tarifës në Shqipëri ka qenë më e ndjeshme se në vendet e tjera ballkanike. Krahasuar me periudhën para pandemisë, rritja në Shqipëri ka qenë 45%, ndërsa në vendet e tjera me rritje 10-20%.

Prindërit paguajnë shpenzime të tjera për aktivitetet e kopshtit, në disa raste uniformat si dhe mjetet didaktive dhe librat, të cilat zakonisht kushtojnë më shumë se tarifa mujore.

Rritja e tarifës së kopshtit shton barrën e prindërve që tashmë kanë probleme me qiranë apo kredinë, por disa prindër thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t’i dërgojnë fëmijët në kopsht ndërsa ata punojnë. Sipas tyre, idealja është që paga e njërit prind të arrijë të tejkalojë shpenzimin për kopshte të 1 ose 2 fëmijëve.

Nga ana tjetër, shkollat private dhe shoferët e furgonëve thonë se edhe pse nuk duan t’i rëndojnë prindërit, rritja e tarifave është e pashmangshme pasi edhe ata janë të detyruar të hedhin para shtesë në çdo sektor: paga, energjia, karburanti, ushqimi, pastrimi.

Sipas Numbeo.com, në një krahasim rajonal, Shqipëria ka tarifat më të lira në Ballkan për kopshtet private. Mesatarisht, një prind shqiptar që ka fëmijën në një çerdhe apo kopsht privat, paguan në muaj 173.13 euro, por rritja e tarifës në Shqipëri ka qenë më e ndjeshme se në vendet e tjera ballkanike. Krahasuar me periudhën para pandemisë, rritja në Shqipëri ka qenë 45%, ndërsa në vendet e tjera me rritje 10-20%, për çmimet mesatare.

Ata që paguajnë më shumë këtë shërbim në Ballkan duket se janë prindërit serb. Që fëmija i tyre që marrë një përkujdesje në një kopsht privat, ata paguajnë mesatarisht në muaj 267.12 euro. Ndjek sipas shtrenjtësisë, Maqedonia me 234.32 euro/muaj, Bosnja dhe Hercegovina me 174.72 euro/muaj./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI NË FUSHË-KRUJË ME DY TË PLAGOSUR/ Përplasi motorin, arrestohet shoferja
Previous article E PA KËNAQUR ME LUFTËN RUSE NË UKRAINË/ A do të kryejë Koreja e Veriut një provë bërthamore gjatë Kongresit të Kinës?

s.autor

Postime të ngjashme

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës Aktualitet

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia Aktualitet

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar Aktualitet

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT