• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FAJDET, TE LIDHURA ME VRASJET!” Gazetarja: Një anëtar i krimit të organizuar u bë deputet
Home
Breaking News

“FAJDET, TE LIDHURA ME VRASJET!” Gazetarja: Një anëtar i krimit të organizuar u bë deputet

5 October, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dhënia e parave me fajde në zonën e Niklës dhe krimet që e pasojnë këtë fenomen, ishin temë e diskutimit mbrëmjen e sotme në emisionin në “Në shënjestër”, në News24 ,me gazetaren Klodiana Lala.

Gazetari Elkier Bushkolaj, u ndal veçanërisht tek rasti i Shkodrës, ku tha se fajdet janë të lidhura direkt me vrasjet.

Ai shtoi se në Shkodër janë dhjetëra biznese që e kanë provuar çdo të thotë të paguash gjobë tek persona me rekorde kriminale.

“Nëse viktimë e këtij fenomeni është një biznesmen i suksesshëm, paramendoni sa të ekspozuar janë përballë këtij fakti, tregtarët apo qytetarët e thjeshtë.

 

Problemi fajdeve ka qene aktiv gjithmonë në Shkodër por jo në këto nivele.

Nëse ne mbajmë mend dosjen e Zdrales, kujtojmë që tregtarëve të vegjël ju viheshin gjoba qesharake, ishte vetëm maja e ajzbergut.

Jam në dijeni që dhjetëra biznese në Shkodër e kanë provuar çdo të thotë të paguash gjobë tek persona me rekorde kriminale.

Për ketë vit Shkodra mund të konsiderohet dhe kryeqyteti i vrasjeve, 8 vrasje dhe 5 plagosje. Fajdet janë të lidhura direkt me vrasjet. Edhe shifrat e vrasjeve jo më kot janë ato, kanë prapavijë çështjen e fajdeveve ose borxheve të pashlyera.

Shkodra asnjë herë s’ka pasur ndihmë nga Tirana për ta luftuar këtë fenomen. Për shkak të pozicionit gjeografik , ka shumë para në Shkodër në qarkullim, kesh që mund të pastrohet ku investohet”, tha ai.

Gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani nga ana tjetër tha se paratë e pista kanë sjellë më shumë korrupsion dhe se krimi i organizuar ka marrë revansh, nuk po luftohet.

“Fenomeni fajdeve shkon dorë më dorë me paratë e pista që futen në ekonomi dhe me një intensifikim të botës së krimit. Ne shikojmë që kjo pjesa e kriminalizuar e shoqërisë i ka shtrirë tentakulat në sa më shumë hapësira publike. Po interaktojnë me njerëz të botës së politikës.
Nuk mund ta luftosh fenomenin e fajdeve pa u marrë seriozisht me paratë e pista në ekonomi, me grupet e mëdha të trafikut të drogës, me ndikimin që kanë këta faktorë ndaj institucioneve të drejtësisë, edhe ndaj politikës, sepse ne kemi pasur këtu shumë fenomen skandaloze sepse edhe anëtarë të krimit të organizuar janë bërë dhe deputetë, kanë manipuluar zgjedhjet kanë blerë vota. Ne jemi në këtë situatë ku krimi i organizuar ka marrë revansh, nuk po luftohet.
Në vende si Shqipëria, këto para të pista kanë sjellë më shumë korrupsion. Kanë sjellë korruptim të sistemi të drejtësisë, politikës por dhe policisë”, tha Bogani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “KËTA JANË BURRA QË SE MBAJNË BURGUN”/ Kryemadhi: Lefteri i shkretë e mbajti, s’i tregoi shokët
Previous article “DUHEN EMRA TË RINJ, OPOZITA…”/ Shehi: Jam kundër Metës si kandidat për Tiranën

F.autor

Postime të ngjashme

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT