Operacioni ‘Porositësi’ i zhvilluar në Durrës rezultoi me 14 të arrestuar dhe pesë persona të tjerë të shpallur në kërkim.
Tjera detaje lidhur me këtë ngjarje. Çelmeta tha për BalkanWeb se vrasja e dytë që kishin marrë porosi vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj kishte të bënte me ekzekutimin e Arben Mërkurit në Sukth.
Mërkuri dyshohej nga policia si vrasës me pagesë dhe u vra pesë muaj më parë në biznesin e tij në zonën e Sukthit.
Sakaq nuk ka ende informacion për vrasjen e Mërkurit dhe nuk dihet nëse e kanë ekzekutuar vëllezërit Beqiraj apo dikush tjetër, megjithatë këta të fundit kishin marrë 3 500 euro paradhënie dhe kishin marrë një shtëpi me qira pranë vendit ku jetonte Mërkuri sipas bluve të Durrësit.


