• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ISH-DREJTORESHA E ARRSH NË SPAK/ Jorida Tabaku: Rruga Kardhiq-Delvinë kryevepër e korruptimit dhe keqpërdorimit të taksave…
Home
Politikë

ISH-DREJTORESHA E ARRSH NË SPAK/ Jorida Tabaku: Rruga Kardhiq-Delvinë kryevepër e korruptimit dhe keqpërdorimit të taksave…

3 October, 2022 s.autor Politikë

Deputetja e PD ka reaguar pasi ish drejtoresha e ARRSH Sonila Qato u thirr në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me një hetim për pabarazi në tendera lidhur me rrugën Kardhiq-Delvinë.

“Asokohe në emër të PD-së kam denoncuar nga selia e partisë se znj. Qato është kurbani i një afere korruptive që qartësisht implikon shumë ministra dhe ish ministra të qeverive socialiste’ shkruan Tabaku dhe thekson se tani është koha që drejtësia të veprojë “dhe dërgojë përpara bankës së të akuzuarve fajtorët për rrugën Kardhiq-Delvinë që është një kryevepër e korruptimit dhe keqpërdorimit të taksave”.

POSTIMI I PLOTE

Në politikë kanë rëndësi aktet e jo fjalët, ka rëndësi qendrueshmëria!

Disa muaj pasi iso-ja e polifonisë së bukur të labërisë është dëgjuar në Rrugën “Kardhiq-Delvinë” duke lëvduar arritjen e qeverisë, një nga personat kyç të kësaj rruge të mbuluar me shumë vendime korruptive thërritet në SPAK.

Asokohe në emër të PD-së kam denoncuar nga selia e partisë se znj. Qato është kurbani i një afere korruptive që qartësisht implikon shumë ministra dhe ish ministra të qeverive socialiste.

Në atë kohë nga foltorja e PD denoncova se sherri për dy kompanitë ishte tërëissht për qëllime të tjera pa lidhje me ligjshmërinë dhe zbatimin e kritereve.

Të dyja kompanitë qenë në shkelje të kritereve për konkurencë të ndershme dhe sesi, në atë tender, u përdorën kompani të tjera për të mbuluar përfituesin e vërtetë të tenderit me ofertën më të lartë, 20 milionë euro.

Afërmendsh që me aq shumë shkelje, aq shumë abuzime dhe një skemë që mban era korrupsion ftesa e sotme në #SPAK për zonjën Qato është një hap i mirë por i pamjaftueshëm.

U kemi parathënë shqiptarëve se skandalet e denoncuara nga PD nga viti 2013 e këndej do të dëshmonin një lidhje simbiotike mes qeverisë socialiste dhe korrupsionit.

Mjafton të ketë vullnet, dedikim dhe disiplinë nga ana e SPAK për t’i shkuar deri në fund dhe dërguar parap përgjegjësisë të gjithë ato apo dhe ata që mendojnë se janë mbi ligjin.

Janë qindra miliona euro të keqpërdorura nga taksat e shqiptarëve për të cilat duhet të paguajnë fajtorët përmes hetimeve penale dhe gjithashtu edhe forcat politike që nuk kanë rreshtur së mbrojturi këto afera korruptive.

Këto ditë janë dëshmi se si denoncimet, provat, faktet e proklamuara nga PD kanë qenë fitili që ka ndezur hetimet.

Koha që drejtësia të veprojë dhe dërgojë përpara bankës së të akuzuarve fajtorët për rrugën Kardhiq-Delvinë që është një kryevepër e korruptimit dhe keqpërdorimit të taksave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMERGJENCË TOTALE/ 9 në infermieri, dy futbollistë të Milanit mbyllin vitin (TABELA E PLOTË)
Previous article 48 MILIONË ZOGJ TË ASGJESUAR/ Shpërthimi rekord i gripit të shpendëve në Evropë

s.autor

Postime të ngjashme

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura Politikë

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT