Edi Paloka ka dhënë sot një intervistë për Syri Tv kur ndër të tjera është pyetur nëse do të jetë ai kandidat për Bashkinë e Tiranës.
“Mund të ketë shumë emra. Nuk dua të bëj lajm këtë, sepse nuk e kam menduar realisht, por nëse do të ishte e domosdoshme, pse jo?!
Po nuk dua të bëhet lajm, sepse nuk e kam menduar dhe praktikisht nuk kam ndërmend të kandidoj për momentin, por çdo gjë mund të llogaritet për një qëllim më të madh e kam fjalët.
Erion Veliaj duhet zhdukur sepse është apendiksi i Ramës në Tiranë, është ai që mbledh gjithë qelbësirat e Ramës. Mblidhen tek ky që është kryetar i Bashkisë në Tiranë”, tha Paloka nga televizioni i familjes Berisha.
Për momentin Berisha dhe Meta s’kanë shpallur asnjë kandidat, edhe pse zgjedhjet janë afër.


