• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRKESA E UKRAINËS PËR T’U BASHKUAR NATO-S/ Stoltenberg: Vendimi duhet të merret nga…
Home
Nderkombetare

KËRKESA E UKRAINËS PËR T’U BASHKUAR NATO-S/ Stoltenberg: Vendimi duhet të merret nga…

1 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Ukraina iu përgjigj aneksimit të territoreve nga Rusia me dorëzimin e kërkesës për anëtarësim të shpejtë në NATO. Presidenti Volodymyr Zelenskiye paraqiti dhe e nënshkroi kërkesën gjatë një video mesazhi që dukej se kishte për qëllim kundërshtimin e Kremlinit, pasi presidenti në Moskë u shpall aneksimi i katër rajoneve pjesërisht të pushtuara të Ukrainës.

“Ne po bëjmë hapin tonë vendimtar duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO”, tha Zelenskiy në një video.

Njoftimi i kërkesës për anëtarësim ka të ngjarë të prekë nervin në Moskë, që e konsideron bllokun e NATO-s si një aleancë ushtarake armiqësore që synon të cenojë sferën e ndikimit të Rusisë dhe për ta shkatërruar atë.

Në fjalimin e tij video, Zelenskiy akuzoi Rusinë për rishkrimin e pacipë të historisë dhe rivizatimin e kufijve “duke përdorur vrasje, shantazhe, keqtrajtime dhe gënjeshtra”, diçka që ai tha se Kievi nuk do ta lejojë. Zelenskiy shpreh se Kievi mbetet i përkushtuar ndaj idesë së bashkëjetesës me Rusinë “në kushte të barabarta, të ndershme, dinjitoze dhe të drejta”, por përjashtoi mundësinë e zhvillimit të negociatave me Putinin.

“Është e qartë se me këtë president rus është e pamundur. Ai nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe ndershmëria. Prandaj, ne jemi gati për një dialog me Rusinë, por me një president tjetër të Rusisë“, tha Zelenskiy.

Por nga Brukseli dhe selia qendrore e NATO-s nuk erdhën garanci se kërkesa e Ukrainës do të pranohet. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se aleanca ushtarake i ka përcjellë Rusisë mesazhin e qartë se do të ndeshet me “pasoja të rënda” nëse përdor armë bërthamore kundër Ukrainës.

Por Stoltenberg-u nuk ishte i përkushtuar ndaj vendimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të bërë një aplikim të shpejtë për Ukrainën për anëtarësim në NATO.

“Udhëheqësit e NATO-s mbështesin të drejtën e Ukrainës për të zgjedhur rrugën e saj, për të vendosur se në çfarë lloj marrëveshjesh sigurie dëshiron të jetë pjesë, por se vendimi për anëtarësim duhet të merret nga të 30 anëtarët”.

Stoltenberg shtoi se fokusi i NATO-s tani është “sigurimi i mbështetjes së menjëhershme për Ukrainën”.

Ai gjithashtu hodhi poshtë aneksimin “ilegal dhe të paarsyeshëm” nga Rusia të katër rajoneve të Ukrainës, duke e quajtur atë “grabitjen më të madhe të territorit europian me forcë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

I pyetur nëse trupat ukrainase duhet të përmbahen nga sulmet ndaj rajoneve të aneksuara, Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, Stoltenberg tha se: “Ata mund të mbrohen, gjithashtu mund të vazhdojnë të çlirojnë territorin”. “Tërheqja”, tha ai, “do të ishte “pranimi i shantazhit bërthamor”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLIDHET KËSHILLI KOMBËTAR I PD/ Berisha: Do miratojmë rregulla për zhvillimin e primareve para zgjedhjeve lokale
Previous article DO T'I SILLTE 4 MILIONË EURO FITIM/ Arestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali: 40 kg “të bardhë” në makinë

s.autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD Botë

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT