• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I VODHËN SHTETIT 3 MILIARDË LEKË/ Si funksiononte skema e mashtrimit me TVSH-në që çoi në pranga 13 pronarë kompanish
Home
Breaking News

I VODHËN SHTETIT 3 MILIARDË LEKË/ Si funksiononte skema e mashtrimit me TVSH-në që çoi në pranga 13 pronarë kompanish

29 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar ditën e djeshme që pas një sërë hetimesh intensive, të nisura kohë më parë është arritur të goditet një rast mashtrimi me vlerë deri në 3 milionë euro.

Ky mashtrim realizohej në formën e një skeme të mirëfilltë, ndërkohë që sipas të dhënave të përfshirë janë jo vetëm firmat e goditura, por edhe punonjës të administratës.

Në hetime është zbuluar se mashtruesit që kanë përdorur fatura fiktive kanë mundur të sjellin në vendin tonë disa shtetas të huaj, të cilët iu kanë shërbyer shqiptarëve të vënë nën akuzë, për regjistrimin e shoqërive dhe më pas janë larguar.

Janë gjithsej 13 subjekte të përfshira në skemën e zbuluar nga hetimi kundër krimit ekonomik, prej të cilave bëhet me dije se Policia ka arrestuar edhe pronarët e tyre me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Ata pritet të dalin para gjykatës të njihen me masën e sigurisë, nëse do të hetohen në arrest me burg apo në një masë tjetër më lehtësuese.

Po ashtu përveç 13 personave që përfaqësojnë firmat të përfshira në skemë, janë edhe katër persona të tjerë, në role të ndryshme në këto shoqëri të cilët do të dalin në gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë, por aktualisht janë lënë në detyrim paraqitjeje. Të dhënat për hetimin, gjurmimin dhe më pas edhe arrestimin e tyre i ka bërë me dije prokuroria e Tiranës ditën e djeshme, e cila ka detajuar një pjesë të mekanizmit se si është mundësuar ky mashtrim me vlerë miliona euro.

Burimet nga prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se hetimet janë në vazhdim për shkak të verifikimit të rolit të disa të dyshuarve të tjerë që janë pjesë e administratës. Nuk bëhet me dije se sa është numri i tyre, por pritet që së shpejti të saktësohen edhe emra të tjerë si të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

PROKURORIA E TIRANËS

13 subjekte fiktive, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një skemë mashtrimi me TVSH me dëm mbi 3 milionë euro. Pas hetimit disa mujor të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur masat e sigurisë për pronarë dhe administratorë të përfshirë në skemë, nga të cilët 13 janë lënë në “Arrest me burg” dhe 4 në “Detyrim paraqitjeje”. Sipas Prokurorisë, dyshohet se janë të përfshirë edhe disa punonjës të administratës, për të cilët vazhdojnë hetimet dhe veprimet procedurale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale.

Subjektet funksiononin si furnizuese dhe lëshonin fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor. Këto fatura fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale 1,257,082,590 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar në TVSH dhe tatim fitimi, afërsisht 300,000,000 lekë.

Bëhet me dije se subjektet fiktive të regjistruar me përfshirjen e të huajve që sipas Prokurorisë së Tiranës kanë ardhur vetëm pak ditë dhe kanë sjellë prokurat e tyre për të hapur këto kompani për tu bërë administratorë ose ortakë e më pas janë larguar nga Shqipëria dhe nuk gjenden më këtu. Kompanitë e ndërtimit faturonin produkte ose materiale që nuk lidheshin me objektin e tyre të punës. Në bashkëpunim me njëritjetrin, subjektet kanë konsumuar elementë të veprës penale

“Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal. Prokuroria njofton se nga ky aktivitet kriminal, 17 pronarët dhe administratorët e subjekteve nëpërmjet subjekteve fiktive kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore dhe përfitimi i tyre në mënyrë të kundërligjshme, duke një dëm monetar shkaktuar dhe financiar shtetit në vlerën mbi 3 milionë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA NË KOMBËTARE KËRKON ZGJIDHJE/ Ja tre kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Rejën në stolin kuqezi
Previous article STREHOI EMIGRANTË TË PALIGJSHËM NË BANESË/ Arrestohet 42-vjeçari në Vlorë

s.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT