• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIJON MISTERI ERVIS MARTINAJT/ Nga konfliktet, te fiksimi me vajzat seksi. Gjithçka rreth “mbretit të lojërave të fatit”
Home
Ekskluzive

VIJON MISTERI ERVIS MARTINAJT/ Nga konfliktet, te fiksimi me vajzat seksi. Gjithçka rreth “mbretit të lojërave të fatit”

30 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

Në 9 gusht familjarët e Ervis Martinajt humbën kontaktin me të. Prej orës 20:00 të asaj dite, ata nuk kanë kontaktuar me Martinajn edhe nëpërmjet personave të tretë. Dyshimet janë se Ervis Martinaj mund të jetë nxjerrë në pritë nga një femër.

Në datën 10 gusht familjarët denoncuan zhdukjen në komisariatin e Kurbinit, të frikësuar se diçka e keqe mund t’i ketë ndodhur .Prokuroria e Kurbinit e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e rrëmbimit.Pas denoncimit dhe pas marrjes së kallëzimit nga prokuroria, janë dy pista zyrtare ku po ndiqet hetimi. E para, është ajo e inskenimit të zhdukjes dhe e dyta, rrëmbimi.  Dyshimet e prokurorisë janë se Martinaj mund të jetë zhdukur në Durrvs ose në Vlorë.DEL VIDEO e fundit e Ervis Martinajt, në ambientet e hotelit me të dashurën dhe i shoqëruar nga polici Jeton Lami
Kush është Ervis Martinaj dhe fiksimi i tij me vajzat seksi
Nga klani Duka tek Reçi, konfliktet e Ervis Martinajt e bëjnë të vështirë hetimin - Opinion.al
Një nga personat më të njohur në botën e krimit është edhe Ervis Martinaj, fati i të cilit mbetet mister. Ai u arrestua për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-bllokut, ku edhe vetë ai mbeti i plagosur ndërsa miku i tij, Fabjol Gaxha, u vra, dhe u lirua pas shtatë muajsh në qelinë e burgut 302, në maj të vitit 2019, nga gjyqtari Artan Gjermeni, dhe një muaj më pas edhe me vendim të Gjykatës së Apelit që “vulosi” lirinë e tij kundrejt garancisë pasurore prej 50 milion lekë të vjetra.
Në maj 2019 Ervis Martina u liruar nga paraburgimi 302 në Tiranë pasi prokuroria nuk ishte në gjendje të mbajë për një kohë të gjatë të izoluar për shkak se akuza nuk kishte provat e mjaftueshme, që do të përligjnin mbajtjen e Martinaj në qeli.
Në shkurt 2020 Operacioni Forca e Ligjit vendosi në sitë pasuritë e tij.  Ervis Martinaj ka qenë i njohur në fushën e lojërave të fatit ku ka pasur edhe një kasino “King Casino”, të themeluar në vitin 2011 dhe në prill të vitit 2012 e zgjeroi rrjetin edhe me kompaninë e basteve sportive “Albania Baste Live”.
Në maj  Ervis Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili e akuzonte se ka porositur vrasjen e Indrit Dokles. 500 mijë euro do paguante Martinaj për të hequr qafe Doklen.
Fiksimi me vajzat seksi

Ai njihej dhe për shoqërinë me vajzat seksi të showbizit, ku vetëm dy ditë para se të zhdukej, u filmua nga kamerat e sigurisë së kaloi natën me një miss në një hotel të njohur në qytetin e Durrësit.

Së fundmi, në media është publikuar një foto e vjetër e Ervis Martinaj, ku thuhet se ai është në klubin e njohur +18 në Dusseldorf të Gjermanisë, i quajtur “FKK- und Saunaclub Oceans”.Ky i fundit, përveç se një “club” nate është dhe një shtëpi publikë mjaft e njohur në Gjermani, që vizitohet nga biznesmenë në këmbim të kënaqësive seksuale.“KFK- und Saunaclub Oceans” i hapi dyert për herë të parë më 5 Nëntor 2014, teks pretendon se aty ka mbi 200 prostituta. Duhet theksuar se prostitutat aty janë të vetëpunësuara dhe ofrojnë shërbimet e tyre për llogari të tyre dhe çmimi i hyrjes në “FKK- und Saunaclub Oceans” nuk përfshin asnjë shërbim për to.

Konfliktet

Lufta e përgjakshme mes Klanit Duka dhe Ervis Martiajt, si dështoi atentati në Turqi - AKTUALITET

Rreth Ervis Martinaj qarkullojnë shumë histori dhe episode nga ku mund të kenë lindur hasmëritë, por deri më tani të dokumentuara në prokurori janë përplasjet me tre grupe kriminale. Ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj, Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi… janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar, të cilët janë miqtë e martinajt.

Një dosje e prokurorisë e publikuar rreth një vit më parë, nxjerr një panoramë të qartë se çfarë rreziku i kanoset këtij njeriu me kundërshtarët që ka. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin klani Duka, që e kanë ruajtur dhe ndjekur në mënyra të sofistikuara brenda dhe jashtë Shqipërisë për ta vrarë, por pa ia arritur qëllimit. Martinaj është akuzuar pak vite më parë si personi përgjegjës për vrasjen Enton Nikajt në zonën e Linzës, ngjarje për të cilën ai u akuzua për “Moskallëzim krimi” dhe mori pafajësi në gjykatën e Apelit Tiranë.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA MBLEDH SOT KRYEBASHKIAKËT/ Zbardhet axhenda
Previous article FOTOLAJM/ Rrëzohet pema në qendër të Tiranës, shkatërron plotësisht makinën e parkuar anës rrugës

s.autor

Postime të ngjashme

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Aktualitet

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Apeli i GJKKO zëvendëson masën e sigurisë për Ilir Selmanin, vendoset në arrest shtëpie Aktualitet

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Apeli i GJKKO zëvendëson masën e sigurisë për Ilir Selmanin, vendoset në arrest shtëpie

DOSJA "BALLUKU"/ Sekuestrimi i vilës në Dhërmi, Igli Tare ankimon vendimin Aktualitet

DOSJA "BALLUKU"/ Sekuestrimi i vilës në Dhërmi, Igli Tare ankimon vendimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT