• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA NË OKB/ Ambasadori amerikan: SHBA duan sqarim se çfarë ka nënshkruar Serbia me Rusinë
Home
Nderkombetare

MARRËVESHJA NË OKB/ Ambasadori amerikan: SHBA duan sqarim se çfarë ka nënshkruar Serbia me Rusinë

26 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha të hënën se Shtetet e Bashkuara duan “sqarim nga Serbia se çfarë ka nënshkruar me Rusinë në Nju Jork”, duke nënvizuar se në këtë periudhë “askush nuk do të duhej të nënshkruante asgjë me Rusinë”.

Të premten ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviç nënshkroi marrëveshjen për “konsultime” të ndërsjella mbi çështjet e politikës së jashtme me ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku shumica e delegacioneve perëndimore shmangën kryediplomatin rus për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Njoftimi nxiti kritika të ashpra të një pjese të opozitës në Serbi por edhe të disa politikanëve të Bashkimit Evropian. Ministri serb Selakoviç u përpoq të dielën të ulë rëndësinë e marrëveshjes duke thksuar se ajo është “teknike” dhe nuk lidhet me çështjet e sigurisë.

“Vetëm më pas dëgjuam për atë dokument”, tha ambasadori Hill, duke theksuar se “Shtetet e Bashkuara duan sqarim nga Serbia”. “Duam të dëgjojmë se çfarë dëshiron të bëjë Serbia në të ardhmen dhe të shohim se çfarë marrëdhëniesh do të zhvillojë me një vend që sulmoi brutalisht fqinjin e tij dhe madje shfrytëzon kërcënimet për të përdorur forcën bërthamore. Ne duam të kuptojmë se në çfarë mbështetet bashkëpunimi midis Serbisë dhe Rusisë”, tha ambasadori Hill.

BE-ja e shqetësuar me thellimin e marrëdhënieve Serbi – Rusi

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuele Giaufret, tha se nuk është koha për forcimin e lidhjeve me Rusinë dhe i bëri thirje Serbisë të harmonizojë politikën e saj të Jashtme me bllokun të cilit aspiron t’i bashkohet.

“Nuk guxojmë të harrojmë se Rsuia po kryen agresion kundër Ukrainës tash e shtatë muaj dhe po e forcon fushatën duke mobilizuar 300 mijë njerëz, duke organizuar referendume të paligjshme për shkëputjen e pjesëve të Ukrainës dhe po kërcënohet me armë të shkatërrimit në masë”, tha ai duke nënvizuar se “kjo nuk është koha për forcimin e lidhjeve me Rusinë dhe ajo marrëveshje e nënshkruar dërgon mesazh tërësisht të kundërt pavarësisht asaj që ka thënë Serbia se nuk do të njohje referendumet e organizuara nga Rusia”.

Ndonëse pohon se e mbështet tërësinë tokësore të Ukrainës, Serbia ka refuzuar vazhdimisht t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Përafrimi i politikave të jashtme me Bashkimin Evropian është një nga parakushtet kryesore për t’u anëtarësuar në bllokun 27-vendesh, por Serbia i ka kundërshtuar vazhdimisht thirrjet për ta bërë një gjë të tillë./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUKE "SHTYDHUR" SHAMINË E BEQARIT/ Momenti kur Armina i kërcen Shkëlzenit (VIDEO)
Previous article "HA NDONJË BËRXOLLË"/ Elhaida shfaqet në formë, por komentuesit kapen keq

s.autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD Botë

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT