• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“POLITIKA MUND TË SHKOJ DREJT TË DJATHTËS EKSTREME”/ Zgjedhjet në Itali, REL: Sistemi favorizon grupet që krijojnë aleanca të gjera
Home
Nderkombetare

“POLITIKA MUND TË SHKOJ DREJT TË DJATHTËS EKSTREME”/ Zgjedhjet në Itali, REL: Sistemi favorizon grupet që krijojnë aleanca të gjera

25 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Italianët po votojnë këtë të diel në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, të cilat mund ta çojnë politikën e vendit drejt së djathtës ekstreme, në këtë kohë kritike për Evropën.

Kjo do të ishte Qeveria më të djathtë që ka pasur vendi që nga Lufta e Dytë Botërore. Zgjedhjet e parakohshme u nxitën pasi mosmarrëveshjet e brendshme rrëzuan në korrik Qeverinë e Unitetit Kombëtar të ish-kryeministrit Mario Draghi.

Vendvotimet që u hapën në orën shtatë të mëngjesit, u japin të drejtë vote pothuajse 51 milionë italianëve, nga të cilët 4.7 milionë jetojnë jashtë vendit.

Publikimi i sondazheve të opinionit është i ndaluar dy javë para votimit, por në sondazhet më parë printe udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, dhe partia e saj nacionaliste, Vëllezërit e Italisë.

Koalicioni i qendrës së djathtë përfshinte gjithashtu partinë Liga Veriore të Matteo Salvinit dhe Forza Italia të Silvio Berlusconit.

Liderja e partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, do të ishte zgjidhja më e mundshme për postin e kryeministrit, si kryetare e partisë kryesore të koalicionit.

Partia e saj ka pasur një rritje të mbështetjes elektorale pasi qëndroi jashtë Qeverisë së Draghit. Partia e Salvinit dhe ajo e Berlusconit ishin të dyja pjesë e Qeverisë dhe mbështetja ndaj tyre ka rënë.

E djathta është ndihmuar edhe nga ndasitë e bllokut të së ashtuquajturës “qendra e majtë”, ku përpjekjet e Partisë kryesore Demokratike (PD) për të formuar një aleancë të gjerë elektorale, dështuan.

Si rrjedhojë, tashmë janë tri grupe kryesore të qendrës ose të qendrës së majtë që luftojnë për vota – PD-ja dhe aleatët e saj; partia qendrore Veprimi dhe aleati i saj Italia Viva; dhe në fund Lëvizja 5 yjet.

Sistemi zgjedhor i Italisë favorizon grupet që janë në gjendje të krijojnë aleanca të gjera, me gjasë duke favorizuar fitoren e bllokut të krahut të djathtë.

Pas mbylljes së vendvotimeve në orën 23:00 sipas kohës lokale, prite të fillojë numërimi i votave, ndërsa rezultatet e para pritet të dalin mëngjesin e së hënës.

Formimi i koalicioneve në Itali është një procedurë jashtëzakonisht e ngadaltë, por perspektiva e një rezultati më të qartë do të thotë se ka pak gjasa të përsëritet 2018-a, kur u deshën pothuajse tre muaj për të formuar koalicionin qeverisës.

Parlamenti i ri do të mblidhet më 13 tetor. Pas kësaj date, presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, mund të fillojë konsultimet me drejtuesit e partive për të diskutuar për kabinetin e ri qeveritar./ Marrë nga REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE LARGUAR DJE NGA BANESA/ 65-vjeçari gjendet i mbytur në shtratin e lumit Vjosa
Previous article TRAGJEDI NË BERAT/ 68-vjeçari që po mblidhte arra rrëzohet nga pema dhe ndërron jetë në vend

s.autor

Postime të ngjashme

"SHBA PO MERR KONTROLLIN E NGUSHTICËS SË HORMUZIT"/ Trump: Do të paguhemi që ta ruajmë atë Botë

"SHBA PO MERR KONTROLLIN E NGUSHTICËS SË HORMUZIT"/ Trump: Do të paguhemi që ta ruajmë atë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT