• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDH BISEDËN ME YURI KIM PËR BERISHËN “NON GRATA”/ Meta: I thashë ambasadores se…
Home
Politikë

ZBARDH BISEDËN ME YURI KIM PËR BERISHËN “NON GRATA”/ Meta: I thashë ambasadores se…

25 September, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konferencës së mbajtur sot me gazetarët, ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi dy ditë më parë me ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim.

Meta tha ndër të tjera se kanë pasur një bisedë “shumë të hapur, shumë konstruktive, shumë bashkëpunuese”.

“Mund tu them se marrëdhëniet e mia me SHBA-të gjithmonë kanë qenë dhe janë të shkëlqyera. Sidomos në drejtim të forcimit të partneritetit tonë strategjik dhe marrëdhëniet biletarale, në plotësimet e detyrimeve tona 100% si një vend anëtar i NATO-s, gjë që nuk mund të ndodhte pa mbështetjen e SHBA dhe sa i përket përshpejtimit të procesit të integrimit europian që është interes i SHBA. Kemi pasur një bisedë shumë të hapur, shumë konstruktive, shumë bashkëpunuese”, tha Meta.

Cili ka qenë mesazhi i zonjës Kim?

Nuk mund tu flas se cilat ishin mesazhet e ambasadores sepse ata flasin vetë kur ka diçka për të thënë. Mund tu them se çfarë i thashë unë zonjës Ambasadore. Unë atë që them në takime të mbyllura e them edhe në takime të hapura. Thashë mendimin tim për çështjen e shpalljes non grata të Berishës, dhe që kjo është vepër e Bashës dhe Ramës në bashkëpunim. Të gjitha vendimet që ka marrë Basha për bojkotin e reformës në drejtësi, çështja e djegies së mandateve, çështja e faljes së të gjithë pushtetit vendor dhe mosregjistrimin në 13 tetor të PD-së, të gjitha këto vendime ia ka faturuar zotit Berisha dhe ky është një akt i SHBA-be që nuk kemi pse ta diskutojmë. Njëkohësisht i thashë që të thotë në Uashington që unë personalisht e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi që nuk kam qenë dakord se pa një vendim të tillë do të kishim sërish Bashën kryetar të PD-së. Ne nuk bëjmë zgjedhje mes Berishës dhe SHBA-ve, mes PD-së dhe Amerikës. Ne kemi programin tonë që është 100% i pavarur edhe nga vetë PD-ja. Ne respektojmë vendimet që marrin anëtarët e PD-së, nuk ndërhyjmë në proceset e zgjedhjeve të tyre. Ne i qëndrojmë programit tonë për të përmbushur detyrimet tona si vend anëtar i NATO. Jemi të bindur që PD është e përkushtuar për t’iu përmbajtur qëllimeve: partneriteti strategjik me SHBA, përshpejtimi i reformave për integrimin Europian të Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËNË PËR HERË TË PARË/ Dojna Mema ndan foton më të ëmbël me të birin
Previous article "DËSHTIM SPEKTAKOLAR..."/ Meta: 67% e sasisë humbet ose vidhet. Artisti ka marrë lejen për korrupsion

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT