• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRSE NUK I DURONI DOT ZHURMAT E SË NGRËNIT? Ja sëmundja që shkakton zemërim
Home
Shëndet

PËRSE NUK I DURONI DOT ZHURMAT E SË NGRËNIT? Ja sëmundja që shkakton zemërim

24 September, 2022 s.autor Shëndet

E keni parasysh momentin kur dikush përtypet pranë jush? Për disa persona, kjo zhurmë është e lehtë për tu injoruar. Megjithatë, shumë njerëz acarohen dhe bezdisen prej këtyre tingujve.

Një reagim i tillë njihet si misofonia dhe ka të bëjë me një reagim të tepruar emocional ndaj një zhurme ose tingulli të caktuar. Përveç përtypjes, ka njerëz që acarohen nga frymëmarrja e zhurmshme, por edhe gërvishtja e sipërfaqeve të ndryshme me thonj.

Një studim britanik ka arritur të zbulojë se çfarë ndodh në trurin e njeriut kur dëgjon zhurma të tilla bezdisëse.

Çfarë thonë ekspertët?

Në studim u përdorën rrezet X për të analizuar trurin e 20 personave që vuajnë nga misofonia dhe 22 të tjerëve që nuk reagojnë ndaj tingujve dhe zhurmave të lartpërmendura.

Gjatë eksperimentit, të gjithë pjesëmarrësit ishin të detyruar të dëgjonin tinguj të ndryshëm si ai i shiut, ulërima, frymëmarrje, përtypja apo edhe gërvishtje.

Më pas, grafitë treguan se në rastin e personave të prekur nga misofonia, pjesa e trurit që bashkëlidh shqisat me emocionet ishte më tepër aktive se tek personat e tjerë. Një nga studiuesit e këtij eksperimenti i tha BBC-së se truri i njerëzve që vuajnë nga misofonia, ndizet nga zemërimi dhe rraskapitet nga këto zhurma e tinguj.

“Emocioni që mbizotëron në rastin kur dikush dëgjon dikë që përtypet nuk është thjesht neveri. Është zemërim i pastër. Ngjan si një reagim normal, por pastaj merr përmasa më të mëdha,” tha Dr. eksperti Sukbinder Kumar në një intervistë për BBC-në.

A ka trajtime për misofoninë?

Ekspertët thonë se për këtë çrregullim nuk ka trajtime të mirëfillta. Megjithatë, njerëzit mund të gjejnë mënyra për tu mbrojtur nga një reagim i tepruar emocional duke mbajtur kufje veshësh.

Këto reagime emocionale ndaj përtypjes dhe jo vetëm kanë tendencën të përkeqësohen nga konsumi i alkolit dhe kafeinës. Ekspertët shpresojnë që të kryejnë studime të mëtejshme për të kuptuar më qartë këtë çrregullim që nuk diagnostikohet dot dhe për të ofruar trajtime specifike ndaj tij./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA 1 TETORI RRITET ÇMIMI I ENERGJISË/ Tabaku: Me gjithë përpjekjet për të mos e kaluar barrën te qytetarët, ERE zbatoi urdhrin e qeverisë
Previous article URAGANI I FUQISHËM GODET JAPONINË QENDRORE/ Raportohet për 2 viktima! Mijëra familje pa energji elektrike

s.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve Shëndet

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

LODHJE PAS DREKËS? Ekspertët zbulojnë 3 mënyrat e thjeshta për ta mposhtur dhe për të rikthyer energjinë Shëndet

LODHJE PAS DREKËS? Ekspertët zbulojnë 3 mënyrat e thjeshta për ta mposhtur dhe për të rikthyer energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT