• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I VRANË DJALIN NË SHKODËR/ Nëna e të riut: Shteti të na mbrojë! “Faji” i tim biri ishte se kushërinjtë …
Home
Breaking News

I VRANË DJALIN NË SHKODËR/ Nëna e të riut: Shteti të na mbrojë! “Faji” i tim biri ishte se kushërinjtë …

23 September, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nëna e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, i cili mbeti i vrarë më 18 shtator në Shkodër, ka thyer heshtjen. Në një për mediat, Elvira Xhenje, prek me fjalët teksa përshkruan djalin e saj, i cili u vra teksa pinte kafen në një lokal.

Ajo theksoi se fatkeqësia e djalit tim ishte se kushërinjtë e tij janë me precedentë penale. Mes të tjerash ajo i ka bërë thirrje shtetit që të ofrojë mbrojtje.

REAGIMI

Jam Elvira Xhenje, nëna e te ndjerit Erjon Xhenje, të riut që u vra në Shkodër më datë 18.09.2022. Vrasja e djalit tonë ka qenë një tronditje e madhe për familjen tonë, por jo vetëm. Dhimbjen për djalin tim e kam parë në sytë e gjithë prindërve që në sytë e mi kanë parë veten e tyre, sesi një fëmijë të pafajshëm i merret jeta me pa të drejte.

Dhimbjen për Erjonin e kam parë në sytë e të rinjve që e kuptojnë se sa e pasigurt dhe e pa vlerë është jeta në Shqipëri. Fatkeqësia e djalit tim ishte se kushërinjtë e tij janë me precedentë penale. Ky fakt i dha të drejtën dorës kriminale që t’ia marre pa mëshirë jetën djalit tim.

Ky fakt i dha të drejtë portaleve që ta godasin për herë të dytë Erjonin duke cënuar dinjitetin e tij me informacione të pavërteta dhe duke trazuar shpirtrat e familjareve sërish. Erjon Xhenje ka qenë student i degës fizioterapi. Ka qenë një i ri me angazhime në jetën personale dhe shoqërore. Erjoni është edukuar me vlera dhe i ka manifestuar në familje dhe në rrethin e tij të pastër shoqëror.

Kërkoj nga shteti drejtësi për djalin tim. Kërkoj gjithashtu që familja ime të merret në mbrojtje pasi ndihemi të pambrojtur. Erjoni ka qenë një djalë besimtar. Jam e sigurt që ai është lule në xhenet. Allahu e pastë në mbrojtje, pasi në këtë jetë ka padrejtësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PERPJEKJE TE MOSKËS PËR PUSHTIM TERRITORIAL/ NATO dënon "referendumet e rreme" të Rusisë: Këto toka janë Ukrainase!
Previous article LUFTA/ Putin shpalli “mobilizimin e pjesshëm”, ushtria ruse: Janë regjistruar rreth 10 mijë vullnetarë në...

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës Aktualitet

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë Aktualitet

U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT