• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BOTA ËSHTË NË RREZIK”/ Shefi i OKB-së jep paralajmërimin e frikshëm: Na presin kohë të vështira
Home
Nderkombetare

“BOTA ËSHTË NË RREZIK”/ Shefi i OKB-së jep paralajmërimin e frikshëm: Na presin kohë të vështira

21 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

“Bota është në rrezik të madh dhe e paralizuar”, me këtë deklaratë tronditëse e hapi të martën sesionin e 77 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres.

Mesazh ky i paraprirë edhe nga një video-mesazh i shkurtër nga ish-shefi i komunikimit në fondacionin e OKB-së, Rajesh Mirchandani që tregon parimet që qëndrojnë në themel: Fjalë dhe jo armë.

Me hapjen e Asamblesë, Guterres u ra kambanave të alarmit për krizat e shumta globale, në organizmin e jashtëzakonshëm, të liderëve të botërorë, që nuk mblidheshin fizikisht që prej rënies së pandemisë e aq me tepër kur një luftë e madhe po zhvillohet në Ukrainë prej 7 muajsh.

“Ndarjet po thellohen më shumë, pabarazitë janë duke u zgjeruar, sfidat po përhapen, ne kemi nevojë për shpresë… kemi nevojë për veprim”, tha ai.

“Shihni këtë anije që transmetoi grurin ukrainas. Ajo lundroi në Detin e Zi me flamurin e OKB-së të valëvitur lart dhe krenar. Në thelb, kjo anije është një simbol i asaj që bota mund të arrijë kur ne veprojmë së bashku. Ukraina dhe Federata Ruse, me mbështetjen e Turqisë, u bashkuan për ta realizuar atë, pavarësisht kolektiviteteve të mëdha, kundërshtive dhe madje ferrit të luftës. Kjo është diplomaci shumëpalëshe në veprim”, tha Guterres.

Duke paraqitur Raportin e tij Vjetor për Punën e Organizatës, Sekretari i Përgjithshëm tha:

“Të mos kemi iluzione. Jemi në det të trazuar. Një dimër i pakënaqësisë globale është në horizont. Një krizë e kostos së jetesës është duke u ndezur. Besimi po shembet. Planeti ynë po digjet. Njerëzit po lëndohen, me vuajtjet më të prekshme. Karta e Kombeve të Bashkuara dhe idealet që ajo përfaqëson janë në rrezik”, u shpreh Guterres.

Shefi i OKB-së foli për luftën në Ukrainë, urgjencën klimatike, situatën e rëndë financiare të vendeve në zhvillim dhe hapat pas në objektivat e OKB-së si eliminimi i varfërisë ekstreme dhe arsimi cilësor për të gjithë fëmijët.

Ai tha se përçarjet politike po zhvlerësonin punën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ligjin ndërkombëtar, besimin e njerëzve në institucionet demokratike dhe të gjitha format e bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Realiteti është se ne jetojmë në një botë ku logjika e bashkëpunimit dhe dialogut është e vetmja rrugë përpara. Ne kemi nevojë për një koalicion të atillë, i cili duhet të kapërcejë ndarjet dhe të veprojë së bashku, duke filluar me forcimin e misionit thelbësor të Kombeve të Bashkuara, arritjen dhe ruajtjen e paqes. Ne po shohim kërcënimin e ndarjeve të rrezikshme midis Perëndimit dhe Jugut”, shtoi më tej ai.

“Le të zhvillojmë zgjidhje të përbashkëta për problemet e përbashkëta, të bazuara në vullnetin e mirë, besimin dhe të drejtat e përbashkëta nga çdo qenie njerëzore. Le të punojmë si një, si koalicion i botës, si kombe të bashkuara”, përfundoi Guterres fjalimin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BARBIE" KUDO/ Adrola Dushi dhe Samanta Karavella përqafojnë trendin më IN të momentit, kujt i shkon më shumë?
Previous article ZGJEDHJET VENDORE/ Veliaj: Pres një fushatë civilizuese, punojmë çdo ditë dhe jo vetëm kur ka fushatë

s.autor

Postime të ngjashme

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT