• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I ERJON XHENJËS/ Cilat janë provat e vetme në duart e hetuesve. Pse krimi është i vështirë për t’u zbardhur
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I ERJON XHENJËS/ Cilat janë provat e vetme në duart e hetuesve. Pse krimi është i vështirë për t’u zbardhur

21 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tri ditë pas ekzekutimit të 19-vjeçarit Erjon Xhenje në qytetin e Shkodrës, ngjarja duket se do të pësojë fatin e shumë të tjerave që kanë mbetur pa autorë vitet e fundit atje.

Organet e hetimit kanë pak prova në dorë për identifikimin e autorëve dhe më pas të arsyeve që qëndrojnë pas krimit të rëndë. Edhe kamerat e sigurisë në zonë të sekuestruara pas ngjarjes, nuk u kanë sjellë ndonjë detaj domethënës hetuesve, për shkak se autorët kanë qenë të maskuar dhe të veshur me rroba të zeza.

PROVAT

Ashtu sikurse edhe në ngjarje të tjera kriminale të mirorganizuara, pasi kryen “porosinë” e eliminimit të personave në shënjestër, autorët djegin mjetet që kanë shkuar në vendin e vrasjes. Kjo është një mënyrë efikase për të zhdukur çdo gjurmë biologjike që mund të çojë në identifikimin e tyre. Midis provave të sekuestruara nga ana e policisë, janë jo vetëm gëzhojat në vendin e ngjarjes, shtatë të tilla, pesë prej të cilave goditën 19-vjeçarin, por edhe arma e gjetur e djegur. Do jetë laboratori balistik në Tiranë ai që do të kryej ekspertizën mbi pistoletën me të cilën u krye vrasja e të riut, i cili rezulton pa precedentë penalë. Përveç armës, hetuesit kanë shpresë se mund të gjejnë ndonjë provë edhe te motori i djegur në lagjen “Guerrila” pas vrasjes së Xhenjes.

PJESËMARRËS NË VRASJE?

Ndërsa zyrtarisht nuk është përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale, hetuesit kanë dyshime se 19-vjeçari mund të jetë përfshirë ndonjë krim kohët e fundit. E mbuluar gjithashtu me mister është edhe vrasja e Ismet Çekorjes në fillim të këtij muaji, vrasje e cila dyshohet të ketë lidhje me larjen e hesapeve me grupeve kriminale atje. Ende nuk dihet nëse këtë vrasje është përfshirë edhe 19-vjeçari, duke pasur parasysh të shkuarën e djemve të xhaxhait të tij që janë përfshirë në një sërë krimesh në zonë.

Edhe babai i tij deklaroi pas ngjarjes, se vrasja kishte ndodhur pikërisht për shkak të tyre, përkatësisht Sehar dhe Shkëlzen Xhenjes, të akuzuar si të përfshirë në disa ngjarje kriminale përfshirë edhe atentate. Këta të fundit dyshohet të jenë përfshirë edhe në vrasjen e Ismet Çekorjes. Rreth tri javë pas vrasjes së tij pas denoncimeve të forta për grupet kriminale të lidhura me policinë atje, policia lokale nuk ka një autor për krimin e rëndë, duke bërë që dy ekzekutime të bujshme brenda muajit të mos zbardhen, të paktën deri në këtë fazë të hetimit.

PSE BABAI KËRKOI SHPËRNGULJEN?

Babai i Erjon Xhenjes deklaroi gjithashtu kishte kërkuar të shpërngulej nga lagjja ku banonte, duke kërkuar banesë me qira në një zonë tjetër të Shkodrës. Pas kësaj deklarate publike të tij, natyrshëm lindin disa pyetje: a kishte dijeni ai për rrezikun që i kanosej atij dhe familjes së tij? Nëse po, nga kush? A kishte dijeni ai që djemtë e vëllait të tij ishin përfshirë në vrasjen e Ismet Çekorjes? Dy familjet jetonin në të njëjtën lagje, por pas vrasjes së 57-vjeçarit, tanimë ekuilibrat ishin prishur. Babai i djemve me bashkëshorte arsimtare, e ka drejtuar gishtin nga nipërit e tij.

SHOQËRIMET

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, Policia shoqëroi në komisariat personat që ndodheshin në lokalin familjar në bulevardin “Bujar Bishanaku”. Përveç se kanë treguar mënyrën se si kanë hyrë dhe kanë dalë autorët nga lokali, natyrisht ata nuk mund të dinin të dhëna për vrasësit. Policia nuk ka asnjë person të shoqëruar as si të dyshuar apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Mbrëmjen e shkuar, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bashkë me drejtues të Departamentit të Krimeve, kanë zbarkuar në Shkodër pas ngjarjeve të fundit kriminale, duke kërkuar zbardhjen e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKON TË DHËNAT E SONDAZHIT/ Petrit Vasili: Qeverisja e Edi Ramës totalisht e falimentuar, ja faktet
Previous article SIMPTOMAT NUK DALLOHEN/ Kjo sëmundje shkakton vdekje, nuk kursen as të rinjtë

s.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara Aktualitet

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon Aktualitet

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën Aktualitet

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT