• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRKOHET EKSPERTIZË E PAMJEVE TË LËVIZJEVE TË ERVIS MARTINAJT/ Çfarë ndodhi në gjyqin e ish-agjentit të skuadrës së kërkimit “Fast”
Home
Breaking News

KËRKOHET EKSPERTIZË E PAMJEVE TË LËVIZJEVE TË ERVIS MARTINAJT/ Çfarë ndodhi në gjyqin e ish-agjentit të skuadrës së kërkimit “Fast”

21 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Jeton Lami, djali 28-vjeçar, i arrestuar për një nga ngjarjet më të përfolura të kohëve të fundit në vend, ka kërkuar sërish lirinë. Në Apel, ai tentoi të ndryshonte masën e sigurisë për shkak se sipas tij ai nuk është i përfshirë në akuzën që është ngritur ndaj tij.

Në fakt, Lami, i cili u arrestua teksa ishte pjesë e një prej skuadrave elitë të Policisë së Shtetit kërkon dhe ka kërkuar edhe më herët të vërtetohen akuzat e ngritura ndaj tij pasi ai mohon faktin të ketë qenë në shërbim të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj e aq më tepër ta ketë shpëtuar atë nga prangosja e Policisë së Shtetit.

Lami tashmë gjendet në burg dhe janë një sërë prokurorish që tentojnë t’i rrëmbejnë një dëshmi që mund të hedhë dritë mbi zhdukjen e mistershme të Ervis Martinajt, për fatin e të cilit ende nuk dihet asgjë publikisht.

SEANCA

Në Gjykatën e Apelit u mbajt dje seanca për vlerësimin e masës së sigurisë së Jeton Lamit, ish-agjentit të skuadrës së Kërkimit “Fast”. Lami nuk është paraqitur, por në seancë kanë qenë 2 avokatët e tij mbrojtës. Ata kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e tij pasi pretendojnë se nuk kanë lidhje me ngjarjen, për të cilën akuzohen.

Panorama mëson se avokatët pretendojnë që nuk vërtetohet nga Policia, as Prokuroria, që Jeton Lami e ka shoqëruar deri në momentet e fundit Ervis Martinaj dhe kërkojnë bërjen e një ekspertize të pamjeve filmike për të vërtetuar nëse është i njëjti person apo jo.

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, relatore Edlira Petri, pasi dëgjoi argumentet, vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Jeton Lami u arrestua për shpërdorim detyre duke u akuzuar se ka ndihmuar Ervis Martinajn të lëvizte gjatë kohës që ishte në kërkim. Ndërkohë që të dielën e 18 shatorit u transportua nga Burgu i Shën Kollit në Lezhë, drejt Burgut 302 në kryeqytet.

Jeton Lami u arrestua më 24 gusht 2022, ndërkohë që çështja e zhdukjes së Ervis Martinaj dhe përfshirja e ish-efektivit të operacionales Jeton Lami është kërkuar të hetohet nga SPAK.

Krerët e Policisë duket se janë të bindur në detaje të ngjarjeve, duke pretenduar edhe zhvendosjen e dosjes nga Kurbini në strukturën e posaçme. Një muaj nga zhdukja e mistershme e Ervis Martianajt, ende Prokuroria dhe Policia nuk kanë asnjë variant për këtë ngjarje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIQËSORJA E LUKSIT/ Supersfidën Angli-Gjermani do ta drejtojnë arbitra shqiptarë
Previous article "KUSH E LA DERËN HAPUR PËR SULMET KIBERNETIKE?" Karamuço: Ka njerëz që blihen lehtë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT