• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KUSH E LA DERËN HAPUR PËR SULMET KIBERNETIKE?” Karamuço: Ka njerëz që blihen lehtë
Home
Aktualitet
Kronikë

“KUSH E LA DERËN HAPUR PËR SULMET KIBERNETIKE?” Karamuço: Ka njerëz që blihen lehtë

21 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Siguria kibernetike në vend ka qenë fokusi i ditëve të fundit, pas sulmeve nga Irani që paralizuan disa sistem, ndër to edhe TIMS.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur në lidhje me situatën, dhe tha se qeveria duhet të gjejë sa më shpejt personat përgjegëjs që “e lanë derën hapur” për këto sulme dhe sipas tij kjo nuk është e vështirë.

Eksperti i çështjeve të sigurisë shtoi gjithashtu se në ambasadën e Iranit janë gjetur servera që përdoreshin për këto sulme, ndërsa theksoi se dëbimi i diplomatëve ishte mëse i justifikuar.

“Sot ka pasur një panair për aktivitetet inteligjente, edhe me mbështetjen e SHBA-ve dhe të gjithë kanë rëndë dakord që ti kërkojnë qeverisë shqiptare të gjejë sa më parë personat përgjegjës që lanë derën hapur. Nuk është aq e vështirë. Pastaj po ti hyjmë anës objektive. Nëse jemi përballë një qëllimi, bashkëpunimi apo neglizhence. Kam dyshime që persona të caktuar që blihen fare lehtë. Në ambasadën e Iranit janë gjetur servera për sulmin që është kryer. Servera dhe pajisje që janë përdorur nga diplomat në mbulim, por që kanë qenë nga garda revoulcionare për këto qëllime.

Ambasada iraniane ishte vetëm 100 metra në vijë ajrore nga AKSHI. Kemi shembullin e konsullatës ruse në Bronx që kishte vendosur antena të mëdha dhe kapte të gjitha sinjalet, telefonike etj dhe u vu në alarm i gjithë Nju Jork.

Nuk kam folur se ishte ende i rezervuar si informacion, por kryeministri ka folur, atëherë unë them po, ka ndodhur, kjo është ngjarje shumë e rëndë dhe e kanë merituar largimin. Pas gjetjes së këtyre pajisjeve ndërprerja e marrëdhënieve ka qenë shumë e justifikuar. Po t’i kthehemi konsullatës së Bronxit, aty ka edhe klonim pasaportave të shtetasve amerikanë që aplikonin për vizë në Rusi. Ne jemi në rrezikun e klonimit të të dhënave tona personale te persona të tjerë te vende jo miqësore. Sepse çfarë i duhet një shteti për të regjistruar një individi? Shenjat e gishtave, gjerneralitetet, të dhënat. Nuk ka më sulm, ka vetëm ekspozim dhe përqeshje. Sulmi ka mbaruar. Edhe këto që dalin nuk janë sulm, janë ekspozim, janë demaskim”, tha Karamuço.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKOHET EKSPERTIZË E PAMJEVE TË LËVIZJEVE TË ERVIS MARTINAJT/ Çfarë ndodhi në gjyqin e ish-agjentit të skuadrës së kërkimit “Fast”
Previous article HUMOR I MIRË NIS NGA TAVOLINA/ Cilat janë ushqimet që ndikojnë në disponimin tonë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT