• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIGJI PËR DEKORATAT/ Artan Lame: Termi ‘titull’ është komunist, duhet hequr! Dekorimi pas vdekjes nuk ndodh në asnjë vend
Home
Politikë

LIGJI PËR DEKORATAT/ Artan Lame: Termi ‘titull’ është komunist, duhet hequr! Dekorimi pas vdekjes nuk ndodh në asnjë vend

20 September, 2022 s.autor Politikë

Kreu i Kadastrës Artan Lame ka folur në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në lidhje me projektligjin e socialistëve për dhënien e dekoratave. Ai u shpreh se me ligjin e ri ndiqet një sistem i themeluar nga francezët i aplikuar në shtetet që kanë lidhje me Europën Perëndimore.

Ai u shpreh se ligji nuk parashikon kufizim në numër të medaljeve por të urdhrave apo dekoratave të cilat mund të përfitohen duke kaluar nëpër disa komisione dhe me plotësimin e kritereve të caktuara.

Ndërsa medaljet, theksoi Lame, janë pa kufizim pasi lidhen me aktin personal dhe heroik të individëve të caktuar.

“Unë nuk e dija që do bëhesha ndonjëherë drejtor kadastre por që do merresha me këtë punë e kam ditur që i vogël. E drejta e kryeministrit për të dhënë dekorata është që në ligjin e vjetër. Me ligjin e ri kemi ndjekur sistemin e themeluar nga francezët me legjionin e nderit. Është përgjithësisht në të gjithë vendet që kanë lidhje me Europën Perëndimore. Nuk ka kakofoni.

Nuk ka kufizim në numër të medaljeve por të urdhrave. Ne kemi humbur themelin e fjalës urdhër. Si urdhri I legjionit të nderit është një bashkësi njerëzish. Urdhri është një bashkësi njerëzish. Nuk është medalja që jepet. Kështu e kemi pasur në Shqipëri deri në kohën e Italisë. Franca i ka me numër ekstrem. Duhet të vendos dikush që të pranohet dikush tjetër në legjionin e nderit. Italia e ka si e kemi bërë ne me kuota vjetore.

Medalje është personale. Nëse për t’u pranuar në një urdhër duhen disa merita, medalja jepet për një akt të caktuar. Dikush që hidhet nga ura për të shpëtuar një fëmijë nuk jepet urdhër, por medalja. Nëse hidhen 100 veta nga ura për të shpëtuar një fëmijë do dekorohen të 100-të. Nuk kanë limit medaljet. Kjo është reformë e djathtë”, u shpreh Lame.

Ai shtoi se termi titull duhet hequr nga ligji pasi vjen nga komunizmi ndërsa shtoi se pas vdekjes nuk mund të jepen dekorata me urdhër por vetëm medalje pasi shtoi se një i vdekur nuk mund të futet në bashkësinë e të gjallëve.

“Duhet ta kishin bërë qeveritë e djathta. Kam pasur mundësinë të diskutoj me presidentët e vendit. Jam i lumtur që qeveria e mori këtë input. Ndoshta erdhi për shkak të degradimit të sistemit të dekorimeve të presidentit Meta. Ju them edhe një gjë që dekorimi në numra ka të bëjë me peshën. Kalon në disa komisione. Lufton me disa persona që do të dekoroheshin duke kaluar në disa faza. Kthehet në histori balancimi vlerash. Dekoratat maksimale janë të limituara jashtëzakonisht në numër. Do kthehet në një lloj eventi shtetëror për këto raste dhe ata që do të marrin do të jenë në sytë e publikut.

Termi titull është komuniste. Është marrë nga sistemi sovjetik në kohën e komunizmit. Në një shtet perëndimor nuk ka tituj. Duhet hequr termi titull sepse është komunist. Tani po e lëmë termin titull sepse e ka kushtetuta. Por ky element nuk ekziston në asnjë vend perëndimor. Edhe dekorimi pas vdekjes. Dekorim pas vdekjes, nëse flasim për urdhra, nuk mund të futet në bashkësi njerëzish një i vdekur. Ekziston në botë por jo me urdhër por me medalje. Nuk mund të dekorosh me urdhër pas vdekjes”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MUND TË JEMI KLONUAR"/ Eksperti Karamuço: Gjurmët tona te gishtave ndodhen në 18 servera
Previous article PASIONET E "MBRETIT TË KUMARIT"/ Fiksimi i Vis Martinajt për vajzat VIP dhe miss-et. Gazetari: Herën e fundit u pa tek fisi Avdyli në Shijak

s.autor

Postime të ngjashme

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT