• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMIGRANTËT SHQIPTARË “MBUSHIN” LISTAT E ZILIT NË BRITANI/ Muajt e betejës të drejtësisë së Anglisë me “shqiptarët e gomoneve”
Home
Breaking News

EMIGRANTËT SHQIPTARË “MBUSHIN” LISTAT E ZILIT NË BRITANI/ Muajt e betejës të drejtësisë së Anglisë me “shqiptarët e gomoneve”

20 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prej fillimit të muajit korrik dhe deri ditëve të fundit, autoritetet britanike kanë folur vazhdimisht në lidhje me emigrantët që mbërrijnë në brigjet e tyre me anë të kanalit të La Manshit. Madje, në fokusin kryesor kanë qenë shtetasit shqiptarë, të cilët për një periudhë kohe u kthyen në kryefjalën e mediave, politikës dhe sistemit të drejtësisë. Madje, bënë që të kërkohej ndërhyrje për të ndaluar shqiptarët edhe nga Franca, ndërkohë që iu kërkua shtetit shqiptar të niste sanksionet e rënda kundër shtetasve shqiptarë, që përdornin gomonet për të mbërritur në Angli nëpërmjet kanalit.

Shifrat çdo ditë rriteshin, sidomos të shtetasve shqiptarë që kohëve të fundit synuan ikjen nga Shqipëria, duke shfrytëzuar konkretisht uljen e çmimit duke u krahasuar me një vit më parë.

Edhe pse trafikantët, kryesisht shqiptarët, që u tha se kanë një rol të dorës së dytë ose të tretë në atë trafik, të gjithë punën e tyre e reklamonin në rrjetet sociale, duke krijuar jo vetëm besueshmëri, por madje edhe siguri se njerëzit që donin të shkonin në Angli janë të sigurt që mbërrijnë shëndoshë e mirë. Shifrat në çdo nisje, kryesisht të premteve për të mbërritur në shtunën paradite dhe orëve të mesditës,

flasin për dominim të shtetasve shqiptarë që kanë marrë edhe familjet e tyre dhe janë larguar nga vendi i tyre. Autoritetet britanike bënë me dije se çdo muaj shifrat e shqiptarëve që kërkojnë azil i kalojnë 1500 persona, ndërkohë që ditëve të fundit u tha se ulja e çmimit krijoi një dyndje të shqiptarëve që ikin në drejtim të Britanisë. Mediat atje tregojnë se janë të paktën 9 mijë shqiptarë që kanë hyrë kohëve të fundit në Britaninë e Madhe. Ata i kërkuan ministrit të Brendshëm që të niste në drejtim të Doverit një grup efektivësh policie për të funksionuar si skuadër e përbashkët me atë angleze për të pritur në breg shqiptarët që ikin për një jetë më të mirë atje. Aty pretendohet se do të bëhet edhe verifikimi i tyre dhe të gjithë emigruesit shqiptarë që rezultojnë me precedentë kriminal duhet të kthehen në Shqipëri dhe madje edhe të dënohen me 4 vite burg. Megjithatë, asnjë lloj penalizimi dhe as etiketimi nuk i ka ndaluar shqiptarët të marrin rrugën pa kthim të emigrimit kohëve të fundit duke krijuar një shqetësim që i kaloi kufijtë jo vetëm të vendit tonë, por edhe ata të Britanisë së Madhe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKORATAT ME FIRMË TË RAMËS/ Salianji: Po i’a merrni Presidentit, edhe ato do t’i përdorni për vota?
Previous article URDHRI I PROKURORIT PËR NDALIMIN E PUBLIKIMIT TË E-MAILEVE/ Meta: Masë frikësuese, zgjidhje vetëm dorëheqja e Ramës

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT