• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICI QË NDIHMONTE ERVIS MARTINAJN KËRKON LIRI/ Apeli e rrëzon. Jeton Lami nuk paraqitet në gjyq
Home
Breaking News

POLICI QË NDIHMONTE ERVIS MARTINAJN KËRKON LIRI/ Apeli e rrëzon. Jeton Lami nuk paraqitet në gjyq

20 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Apelit nuk ka pranuar ankimimin e bërë nga ish agjenti i skuadrës së kërkimit “Fast” Jeton Lami, për lirim nga burgu. Këtë të martë, Apeli i Tiranës ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” ndaj Lamit, i cili dyshohet se është personi që lëvizte dhe ndihmonte për t’u fshehur të shumërkërkuarin Ervis Martinaj.

Polici që ndihmonte Ervis Martinajn të fshihej kërkon lirinë, Apeli e rrëzon. Jeton Lami nuk paraqitet në gjyq

Mësohet se Lami nuk ka qenë i pranishëm në seancën e mbajtur sot në Apel, por është përfaqësuar nga dy avokatët e tij mbrojtës.

NJOFTIM PER MEDIAN

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka zhvilluar gjykimin lidhur me caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest ne burg” ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale J.L, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Me vendimin nr. 893-81, datë 23.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin vendosi:
– Pranimin e kërkesës.

– Të caktohet ndaj personit nën hetim shtetasit J.L, masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, parashikuar nga neni 283 të K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Në vijim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit, të personit nën hetim shtetasit me iniciale J.L, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Me vendimin nr. 894-82, datë 25.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin vendosi:

– Pranimin e kërkesës.
– Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin J.L, të parashikuar nga nenet 232/dh e 238 të Kodit të Procedurës Penale, të vendosur me vendimin nr. 893 datë 23.08.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale J.L, i cili kërkoi një masë sigurimi më të lehtë se ajo e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Ankuesi nuk u paraqit në gjykimin në Apel, i cili u zhvillua në prezencë të dy mbrojtësve të tij.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relatore Gjyqtare znj.Edlira Petri, me vendimin nr, 801 datë 20.09.2022 vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 894-82, datë 25.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Tiranë, 20.09.2022
Gjykata e Apelit Tiranë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI KËTU PËR T'JU NDIHMUAR"/ Yuri Kim për sulmet kibernetike: Aktorë keqdashës kërkojnë të prishin...
Previous article TENSIONET GREQI-TURQI/ Erdogan kundër SHBA: Keni qasje të gabuar politike! Ne na vendosni sanksione, Athinën e mbështesni

s.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT