• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË SHKODËR/ Gazetari: Erjon Xhenje pjesë e një grupi kriminal, dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Ismet Çekores
Home
Breaking News

ATENTATI NË SHKODËR/ Gazetari: Erjon Xhenje pjesë e një grupi kriminal, dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Ismet Çekores

19 September, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetari Elton Qyno ka treguar detajet nga hetimet për vrasjen e 19-vjeçarin Erjon Xhenje në Shkodër, duke thënë se skema e vrasjes është e ngjashme me atë të Ismet Çekores.

Qyno bëri me dije se të paktën deri më tani dyshohet se janë dy persona që kanë kryer atentatin dhe se njëri ka qëlluar në lokal dhe tjetri ka pritur në motor.

Ai shtoi se viktima edhe pse i vogël ishte në rrethin shoqëror të një grupi kriminale, ndërsa theksoi se mendohet se 19-vjeçari mund të ketë qenë përfshirë në vrasjen e Ismet Çekores.

“Autori ka hipur më këmbë në lokal dje e ka ekzekutuar në sy të 5 shokëve të tij. Duket si një ngjarje e njëjtë me vrasjen e Ismet Çekores. Kemi një person që është afruar me motor, e ka qëlluar dhe më pas është larguar duke e djegur motorin. Të paktën deri më tani dyshohet se janë dy persona që kanë kryer atentatin. 

Njëri ka qëlluar në lokal dhe tjetri ka pritur në motor. Ngjarja ka ndodhur në një situatë kur policia ishte e fokusuar në mbarëvajtjen e një ndeshje në stadiumin “Loro Boriçi”. Prandaj autorët e kanë pasur të lehtë të largohen dhe të zhduken.

Viktima edhe pse i vogël përfaqësonte një background. Ai nuk ka qenë i proceduar, por ka qenë në rrethin shoqëror të një grupi kriminale. Ai punonte në stallën e tyre të kuajve dhe ka pasur 2 kushërinj që janë përfshirë në një atentat vrasjeje në Shkodër dhe sot e kësaj dite janë në kërkim. 

Ky i ri dashur pa dashur ka ngelur viktimë e rrethit familjarë dhe shoqëror të tij. Pista e parë është hakmarrja dhe lidhet me luftën e bandave kriminale në këtë zonë. Mendohet se 19-vjeçari mund të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e Ismet Çekores, por nuk ka konfirmime. Prandaj vrasja e 19-vjeçarin po hetohet edhe për rastin e vrasjes së Ismet Çekores.” tha Qyno për OraNews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET VIRALE! Meghan Markle shpërthen në LOT gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth
Previous article "ISHALLA..."/ E moshuara i kërkon leje Berishës të vrasë Ramën, një tjetër i uron atij vdekjen

F.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT