• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NËSE TË VRAS KËTU, ASKUSH…”/ Miss Hungaria tregon eksperiencën e frikshme me biznesmenin në liqenin e Ohrit
Home
Aktualitet
Kronikë

“NËSE TË VRAS KËTU, ASKUSH…”/ Miss Hungaria tregon eksperiencën e frikshme me biznesmenin në liqenin e Ohrit

18 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Fituesja e Miss Universe Hungaria 2021, Jazmin Viktoria, ka rrëfyer se si ra pre e një rrjeti trafikantësh në Maqedoninë e Veriut.

Ajo ka treguar se kishte aplikuar në një agjenci modelimi në shtetin e Ballkanit Perëndimor, por u detyrua të largohej për shkak se ra në një rrjet trafikantësh të qenieve njerëzish apo organesh.

Autoritetet ndërkohë kanë nisur hetimet për të gjetur personin e prezantuar si biznesmen, me të cilin komunikoi Jazmin.

“Më kërkuan të modelja për një koleksion veshjesh, jo vetëm unë, gjithsej 12 modele nënshkruan kontratë. Ekipi ishte ndërkombëtar, ne diskutuam detajet duke shkëmbyer mesazhe në një grup të përbashkët. Më në fund, një muaj më parë arrita në Maqedoninë e Veriut, në bregun e liqenit të Ohrit pranë kufirit shqiptar”, tha ajo për ngjarjen që pretendohet se ka ndodhur 1 muaj më parë.
Më pas rrëfeu se personi që e mashtroi fillimisht ishte i sjellshëm me të, por më vonë situata u përkeqësua.

Modelja tha se i morën pasaportën kur mbërriti në hotel dhe kudo që shkonte ishte e shoqëruar gjithmonë me dikë dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm, ndërsa punëdhënësi i saj u bë papritur i dhunshëm.

“Ai donte të më përqafonte, më kërkoi t’i jepja një puthje, m’u afrua pak me dhunë, por unë nuk pranova”, tha ajo, teksa rrëfeu se ngjarja ndodhi në një kafene buzë liqenit.

“Ai papritmas u kthye nga unë dhe më tha: Nëse të vras pikërisht këtu e të hedh në liqen, askush nuk do ta dijë se ku ke përfunduar për 20 vite. U tremba, por nuk tregova. Piva gy gota verë dhe pas kësaj nuk më kujtohet asgjë nga mbrëmja, ndoshta kanë hedhur diçka në pije, isha në gjendje të pavetëdijshme”, tregoi Miss-i.

Kur e pyetë nëse mendonte se ishte abuzuar seksualisht atë mbrëmje apo nëse ndodhi diçka për të cilën nuk do të ndihej krenare, u përgjigj: “Shpresoj që jo…”

Të nesërmen, njoftoi të atin dhe vajzat në grupin e mesazheve se kishte një problem.
“Meqenëse shkoja për shëtitje çdo ditë, zgjodha këtë taktikë. Lashë gjithçka në hotel dhe u largova”, shtoi Jazmin Viktoria, e cila u arrit të fshihej falë bashkëpunimit të autoriteteve dhe më në fund babai i saj e gjeti dhe e ktheu në shtëpi.

Modelja tha për Blikk se kishte frikë të flinte se mos e gjenin. Jazmin Viktória zbuloi se Interpoli filloi hetimet pas denoncimit të njërës prej vajzave dhe për një javë pasi u kthye në shtëpi, ajo nuk ishte në gjendje as të fliste për çfarë kishte ndodhur.

Por, sipas saj, burri e ka gjetur edhe në rrjetet sociale, ku ndër të tjera e kërcënon me regjistrime komprometuese, ndaj nuk guxon të jetojë e qetë për momentin.

“Sipas autoriteteve, jeta ime ishte në rrezik, ata mendojnë se donin të më shisnin te trafikantët e qenieve njerëzore apo organeve. Unë nuk guxoj të shkoj askund vetëm, po të shoh një person që i ngjan atij, pothuajse më ndalet zemra, kam shumë frikë”, tha ajo./ PanoramaPlus

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MISS HUNGARIA RA NË DUART E TRAFIKANTËVE TË OHRIT/ Kush është shqiptari që josh vajzat me “kontrata modelimi”! I drogojnë dhe abuzojnë seksualisht...
Previous article ME ORË TË TËRA NË RADHË PËR T'I BËRË HOMAZHE MBRETËRESHËS/ 1,000 britanikë marrin ndihmë mjekësore, 136 në spital

s.autor

Postime të ngjashme

PAS 500 DITËSH/ SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë të takojnë Veliajn Aktualitet

PAS 500 DITËSH/ SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë të takojnë Veliajn

PLAGOSJA E 22-VJEÇARIT NË FUSHË-KRUJË/ Arrestohet autori! I gjendet edhe thika me të cilën kreu krimin (EMRI) Aktualitet

PLAGOSJA E 22-VJEÇARIT NË FUSHË-KRUJË/ Arrestohet autori! I gjendet edhe thika me të cilën kreu krimin (EMRI)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët në të gjithë vendin, erë e fortë në bregdet Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët në të gjithë vendin, erë e fortë në bregdet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT