• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MISS HUNGARIA RA NË DUART E TRAFIKANTËVE TË OHRIT/ Kush është shqiptari që josh vajzat me “kontrata modelimi”! I drogojnë dhe abuzojnë seksualisht…
Home
Breaking News

MISS HUNGARIA RA NË DUART E TRAFIKANTËVE TË OHRIT/ Kush është shqiptari që josh vajzat me “kontrata modelimi”! I drogojnë dhe abuzojnë seksualisht…

18 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë për bandën kriminale në Ballkan që joshi fituesen e Miss Universe Hungaria 2021, Jazmin Viktória. Ajo udhëtoi drejt Maqedonisë së Veriut rreth një muaj më parë, pasi iu ofrua një kontratë modelimi.

“Sipas autoriteteve, jeta ime ishte në rrezik, ata mendojnë se donin të më shisnin te trafikantët e qenieve njerëzore apo organeve”, zbuloi Jázmin në një intervistë për Blikk.

Pasi bukuroshja hungareze foli hapur, media kontaktoi me kolegen e saj franceze, me origjinë kroate, e cila po ashtu po priste në Maqedoninë e Veriut për të realizuar fotosesionin e veshjeve.

Viktoria Jazmin3
Jazmin Viktória

“Kam qenë në kontakt me Jazmin në telefon gjatë gjithë kohës, kështu që kam ditur për gjërat e çuditshme që kanë ndodhur. Së bashku, menduam se si mund të arratisej nga hoteli”, tha Valeria Pavelin për Blikk, e cila njoftoi policinë franceze dhe Interpolin, pasi nuk mori mori informacione për Jázmin për orë të tëra, kur kjo e fundit u arratis nga hoteli dhe u fsheh për një ditë derisa i ati mbërriti në Maqedoninë e Veriut për ta marrë.

Valerija Pavelin
Valeria Pavelin

“Burri më kërcënoi kur mori vesh se kisha lajmëruar policinë, Interpolin dhe prindërit e Jazmin”, pranoi Valeria Pavelin, e cila thotë se punëdhënësi është trafikant dhe, sipas saj, “s’është maqedonas, por shqiptar”.

“Ai organizon sesione fotografish pranë Shqipërisë, sepse është shumë më e lehtë t’i dërgosh vajzat nga atje, ose nëse ka ndonjë problem, mund të shpëtojë më lehtë vetë”, beson modelja franceze.

Valerija Pavelin1
Valeria Pavelin

Dyshohet se banda ka disa vite që ushtron këtë aktivitet, duke droguar dhe përdhunuar vajzat. I akuzuari dyshohet se i prezantohej vajzave me emrin Tom Tomski, pre e të cilit ra edhe një vajzë tjetër hungareze vitin e kaluar.

Por duke qenë se ai e ka kërcënuar atë, madje edhe familjen e saj duke i hyrë brenda në banesë, ajo ka refuzuar të identifikohet por ka treguar historinë e saj për Bliik.

“Na ftoi në Beograd për hapjen e një hoteli. Ai kishte një agjenci në Dubai, di të formulojë një kontratë dhe të negociojë në mënyrë të tillë që ne të mos mendojmë se diçka nuk shkon. Ishin disa vajza nga vende të ndryshme, por unë mbërrita e para. Më ftoi menjëherë për darkë, por pas gotës së parë fillova të dehem. Ai më ktheu në hotel dhe më pas filloi të më afrohej, por unë e refuzova. Pastaj ai u tregua i vrazhdë, më shtyu në shtrat, donte të më përdhunonte. Vrapova në banjë me fuqitë e fundit që më kishin mbetur dhe më pas mbylla derën”, rrëfeu ajo.

Viktoria Jazmin
Jazmin Viktória

Më pas vazhdoi: “Doja të largohesha të nesërmen, por më kërcënoi. E dinte adresën e familjarëve të mi. Më tha se nëse nuk rrija, do t’i vriste. Ai na tha se quhej Nikolaj, por të gjithë e quanin Tom.”

Modelja rrëfeu se ai i trajtonte njësoj të gjitha vajzat.

“Më në fund pas dy ditësh arritëm të arratiseshim nga hoteli. Pak ditë më vonë mbërriti në shtëpi dhe zbuloi se i kishin thyer derën e banesës dhe dikush i kishte lënë një shënim ku shkruhej ‘Mos kërko’,” përfundoi rrëfimin vajza, e cila për një vit e gjysmë vuajti nga ankthi për shkak të asaj që i ndodhi.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UKRAINA KËRKON NDALIMIN E VIZAVE PËR QYTETARËT RUSË/ Australia refuzon kërkesën: Do të mendojmë vetëm rihapjen e...
Previous article "NËSE TË VRAS KËTU, ASKUSH..."/ Miss Hungaria tregon eksperiencën e frikshme me biznesmenin në liqenin e Ohrit

s.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT