• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NËSE MË DËBONI…”/ Ndalohet në Rinas gazetari turk, kërkon azil politik në Shqipëri
Home
Aktualitet
Kronikë

“NËSE MË DËBONI…”/ Ndalohet në Rinas gazetari turk, kërkon azil politik në Shqipëri

17 September, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ahmet Emre Olur, një shtetas turk i cili ka qëndruar për dy vitet e fundit në vendin tonë është ndaluar në aeroportin e Rinasit për shkak se i ka mbaruar leja e qëndrimit.

Ai është shoqëruar në komisariatin e Rinasit ku ka kërkuar azil politik për shkak se dëbimi i tij nga Shqipëria mund t’i rrezikojë jetën në vendin e origjinës për shkak të bindjeve politike.

Me profesion gazetar, Olur pretendon se është shpallur në kërkim nga Turqia pasi ka bërë disa kronika kundër qevrisë në Ankara.

Shqetësimi ngrihet nga avokatët e tij Arben Llangozi dhe Orgesa Serani, ku përmes një letër dërguar Ministrisë së Brendshme shprehin shqetësimin e familjarëve të gazetarit për ndalimin në aeroportin e Rinasit dhe rrezikun që vjen nëse ai dëbohet drejt Turqisë.

“Nga kontaktet që kemi pasur me familjarët na kanë thënë se nuk është i vërtet fakti se ky shtetas ka qëndruar në Shqipëri jashtë afateve ligjore. Sipas kontakteve që kemi pasur na është thënë se shtetasit Ahmet Emre Olur me numër pasaporte U14867557 me origjinë shtetas Turk i rrezikohet jeta nëse do të dëbohej nga vendi ynë drejt vendit të origjinës dhe ky fakt do të ndodh në bazë të bindjeve politike të tij. Dhe njëkohësisht ka shfaqur vullnetin që të kërkoj azil politik në shtetin Shqiptar.

Bazuar në ligjin me  Nr. 10/2021 “Për  Azilin në  Republikën e  Shqipërisë”, në nënin 2 të tij përcaktohet qartë se  ky ligj zbatohet për të gjithë shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi, të cilët kanë deklaruar qëllimin për të paraqitur kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare në territorin e Republikës së Shqipërisë, për aq kohë sa atyre u lejohet të qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë si kërkues për mbrojtje ndërkombëtare, si dhe për anëtarët e familjes së tyre.

Njëkohësisht bazuar në Neni 5  të ligjit me  Nr. 10/2021 “Për  Azilin në  Republikën e  Shqipërisë” , e drejta për azil Republika e Shqipërisë garanton të drejtën për azil të shtetasit të huaj ose personit pa shtetësi, i cili ndodhet jashtë vendit të shtetësisë së vet ose jashtë vendbanimit të zakonshëm të mëparshëm dhe nuk ka mundësi ose dëshirë të kërkojë mbrojtjen e atij vendi për shkak të frikës së bazuar për të qenë i persekutuar për arsye të racës, të besimit fetar, të kombësisë, të anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose të bindjes politike.

Për sa më sipër kërkojmë nga ana Ministrisë së Brendshme,  Komisariatit të policisë  Rinas, Drejtorisë së Policisë Tiranë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të zbatohet në mënyrë objektive ligjin me  Nr. 10/2021 ‘Për  Azilin në  Republikën e  Shqipërisë’”, thuhet në shkresën e zyrtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SËMUNDJA..."/ Mjeku Ilir Alimehmeti flet për situatën e COVID në vend: Ky dimër do të jetë...
Previous article EMRAT/ 4 shqiptarët kapen me 200 mijë paund drogë: Erdhëm në Angli me kamion…nuk gjetëm dot punë

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit Aktualitet

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme Aktualitet

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme

E TRISHTË NË POGRADEC/ Humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh Aktualitet

E TRISHTË NË POGRADEC/ Humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT