• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SËMUNDJA…”/ Mjeku Ilir Alimehmeti flet për situatën e COVID në vend: Ky dimër do të jetë…
Home
Sociale

“SËMUNDJA…”/ Mjeku Ilir Alimehmeti flet për situatën e COVID në vend: Ky dimër do të jetë…

17 September, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 foli për protestën e pedagogëve për rritjen e pagave dhe situatën e krijuar nga pandemia e COVID në vend.

Në lidhje me protestën e pedagogëve Alimehmeti, i cili është edhe pedagog i fakultetit të Mjekësisë, u shpreh se ajo nuk është vetëm e tyre por e gjithë stafit të universiteteve. Sipas tij organizimi nisi si shkak i mos marrjes së një përgjigje nga institucionet e qeverisë pas një kërkese drejtuar këtyre të fundit.

“Protesta nuk është vetëm e pedagogëve por gjithë punonjësve të universiteteve. Kjo ka nisur nga sindikata e punonjësve. Nuk ishte një protestë e thjeshtë, kishte një peticion dhe një kërkesë që u refuzua, pra kishte një paralajmërim në rast se nuk merret përgjigje për atë kërkesë.

Organizatorët kanë kërkuar edhe një paralajmërim tjetër në 5 tetor, pak ditë para nisjes së mësimit zyrtarisht në universitete. Pa arsim nuk ka shoqëri, është baza. Nëse nuk mbështetet fidani i ri për tu rritur, do rritet keq, më i shtrembër, etj. I pari vjen arsimi, është e vetmja mënyrë që të ecim përpara. Nuk dhamë ultimatume, por ishte një protestë normale. Pagat nuk janë rritur që nga viti 2004. Jemi në nivelin më të ulët në rajon, edhe më të ulëta se Kosova”, tha ai

Ndërkohë që ndalur te situata e COVID në vend ai tha se sëmundja po kalon në familjen e gripit. Ai u shpreh se ky dimër do të jetë më i lehtë sa i takon përhapjes së virozave në vend. Alimehmeti po ashtu u shpreh se mundësitë që COVID të rikthehet masivisht janë të vogla por asnjëherë zero, ndërsa theksoi se shtrimet në spitale janë ulur ndjeshëm muajt e fundit.

“Sëmundja ka pak mundësi të kthehet në mënyrë më të rëndë. Mundësitë janë të vogla por ekzistojnë. Valë pas vale kurba e vdekjes është ulur dhe i jemi afruar konceptit të gripit. Kemi një nënvariant shumë më pak agresiv se variantet e tjera. Imuniteti kolektiv është po ashtu një arsye.

E treta, kemi mësuar edhe si të sillemi. Nuk kemi nevojë të panikojmë e të marrim grushte me ilaçe. Kjo sjell dhe mos ngarkesën e spitaleve dhe mjekët kanë protokolle më të sakta. Gjatë korrikut patëm rreth 30 shtrime në spital. Gjatë gushtit ishim rreth 15 dhe tani në shtator po bien edhe më shumë. Kështu i jemi drejtuar edhe rrugës që do bëjë ky virus drejt familjes së gripit. Ky dimër do jetë më i lehtë se vjet”, u shpreh Alimehmeti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJITHMONË E TEPROJNË/ Njihuni me dy shenjat më naive të horoskopit
Previous article "NËSE MË DËBONI..."/ Ndalohet në Rinas gazetari turk, kërkon azil politik në Shqipëri

F.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT