• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA ENERGJITIKE/ Berlini merr përsipër tërësisht operacionet gjermane të Rosneft
Home
Nderkombetare

KRIZA ENERGJITIKE/ Berlini merr përsipër tërësisht operacionet gjermane të Rosneft

16 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Berlini mori kontrollin e plotë të operacioneve gjermane të kompanisë ruse të naftës Rosneft për të siguruar furnizimet me energji që janë ndërprerë që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska.

Filialet gjermane të Rosneft, të cilat përbëjnë rreth 12 për qind të kapacitetit të rafinimit të naftës në vend, janë vendosur nën mbikëqyrjen e Agjencisë Federale të Rrjetit, tha në një deklaratë ministria gjermane e ekonomisë.

“Ky menaxhment do të adresojë kërcënimin ndaj sigurisë së furnizimit me energji”, vijon në të njëjtën deklaratë.

Ky zhvillim ndodhi ndërsa Gjermania përpiqet të largohet nga karburantet fosile ruse. Moska ka ndaluar dërgesat e gazit natyror në Gjermani përmes tubacionit Nord Stream 1. Lëvizja ka të bëjë me kompanitë Rosneft Deutschland GmbH dhe RN Refining & Marketing GmbH dhe si rrjedhojë aksionet e tyre përkatëse në tre rafineri: PCK Schëedt, MiRo dhe Bayernoil.

Rafineritë ishin mbyllur pasi qeveria gjermane vendosi të reduktojë importet e naftës ruse, duke synuar t’i ndalojë plotësisht ato deri në fund të vitit.

Duke marrë kontrollin e objekteve, autoritetet gjermane më pas mund të operojnë rafineritë duke përdorur naftë të papërpunuar nga vende të tjera përveç Rusisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FASHA 800 KILOVAT/ORË/ Balluku: Në fuqi deri në Dhjetor, më pas rishikojmë vendimin
Previous article ARMANDO BROJA RIVJEN I URITUR/ Kombëtarja shqiptare me sytë nga ylli i Chelseas

s.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT