• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET BIZNESMENI DHE EKONOMISTI/ Menaxhonte 5 dyqane me mallra kontrabandë në Tiranë dhe Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHET BIZNESMENI DHE EKONOMISTI/ Menaxhonte 5 dyqane me mallra kontrabandë në Tiranë dhe Durrës

16 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Shops” pasi ka arrestuar 2 persona dhe ka ndaluar veprimtarinë në 5 dyqane që shisnin mallra kontrabandë duke përfshirë veshje, çanta, syze dhe parfume.

Në pranga janë vendosur 2 shtetasit me iniciale J. Xh., 52 vjeç dhe M. Q., 64 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa janë duke u proceduar 6 të tjerë në gjendje të lirë.

Nga hetimet u zbulua që shtetasi J. Xh. menaxhonte 5 dyqane më mallra kontrabandë, 3 prej tyre në Tiranë dhe 2 në Durrës, ekonomisti i të cilave ishte shtetasi M. Q..

Njoftimi i Policisë: 

 

 

Tiranë / Operacione të pandërprera për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Shops”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Tregtonin mallra të kontrabanduara, në 5 dyqane të ndryshme në Tiranë dhe Durrës, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Sekuestrohen mallrat e ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, pas një pune të mirëfilltë hetimore, si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shops”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– J. Xh., 52 vjeç dhe M. Q., 64 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetaset D. H., 21 vjeçe, B. G., 22 vjeçe, K. D., 22 vjeçe dhe G. G., 23 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, si dhe E. M., 44 vjeçe e A. K., 27 vjeçe, të dyja banuese në Durrës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi J. Xh. administronte 5 dyqane të ndryshme, 3 në Tiranë dhe 2 Durrës, ekonomist i të cilëve ishte shtetasi M. Q. dhe punëtore ishin shtetaset D. H., B. G., K. D., G. G., E. M. dhe A. K.

Gjatë kontrollit, në këto subjekte u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, produkte të ndryshme, si çanta, veshje, syze dhe parfume, të dyshuara të kontrabanduara. Kontrolli në dyqanin në Durrës, si dhe veprimet e tjera procedurale për këtë subjekt tregtar, janë kryer në bashkëpunim me DVP Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËRVEÇ IRANIT KY ËSHTË SHTETI TJETËR..."/ Eksperti i kriminalistikës: Priten arrestime dhe urdhër ndalime
Previous article DUHET T'I KONSUMONI/ Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË TIRANË/ 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga Aktualitet

SHOKUESE NË TIRANË/ 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës Aktualitet

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT