E gjithë bota po ndjek homazhet në nder të Mbretëreshës Elizabeth II, e cila pritet të përcillet për në banesën e fundit më 19 shtator.
Mbretëresha Elizabeth u nda nga jeta më 8 shtator, me familjen e famshme mbretërore që është kthyer në vëmendjen e të gjitha medieve në mbarë globin.
Si rrjedhoje Daily Mail ka publikuar një artikull, ku analizon ndjenjat dhe emocionet që fshihen pas gjuhës së trupit të dy çifteve më të famshëm të familjes, princ Harry- dukesha e Sussex Mehgan dhe princ Uilliam-princesha e Uellsit Kate.
Të gjitha gratë e familjes mbretërore treguan pikëllimin e tyre në mënyra të ndryshme teksa ndoqën arkivolin e për Mbretëreshën Elizabeth II në rrugët e Londrës, tha eksperti i gjuhës së trupit
Në ditën më të trashtë që nga vdekja e Mbretëreshës, Kate, Princesha e Uellsit , u shfaq në heshtje e pikëlluar teksa ndiqte arkivolin nga Pallati Buckingham në Westminster Hall me makinë.
Asaj iu bashkua Sophie, kontesha e Wessex, e cila mezi po mbante lotët, ndërsa Meghan, Dukesha e Sussex , adoptoi një ‘shprehje të përsosur’ .
Sakaq ekspertja tha se Ulliam dhe Harry janë përpjekur ta përcjellin gjyshen e tyre denjësisht, duke mbytur çdo emocion të tyrin dhe duke u shfaqur me një fytyrë sa më neutrale.
Ndër të tjera ekspertja e gjuhës së trupit vë re se Kate ka shprehur më shumë pikëllimin për vdekjen e Mbretëreshës se sa Meghan. Kate është parë me lotë në sy, tha ekspertja.
Ndërsa vë re se Harru dhe Meghan janë shfaqur më së shumti të kapur dorë për dore, me Meghanun që përpiqet të ngushëllojë bashkëshiortin e saj për humbjen e madhe, ndërsa Uilliam dhe Kate kanë qenë të ndarë në daljet e tyre.


