• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRUPAT E VDEKUR TË DY FËMIJËVE NË VALIXHE/ Arrestohet 42-vjeçarja në Zelandën e re
Home
Jetë

TRUPAT E VDEKUR TË DY FËMIJËVE NË VALIXHE/ Arrestohet 42-vjeçarja në Zelandën e re

15 September, 2022 s.autor Jetë

Një grua është arrestuar në Korenë Jugore, nën akuzat e Zelandës së re për vrasje, pasi trupat e dy fëmijëve të vdekur janë gjetur muajin e kaluar në disa valixhe, kanë thënë autoritetet.

Megjithatë, ato nuk e kanë konfirmuar nëse 42-vjeçarja e dyshuar është nëna e fëmijëve të vdekur.

Policia në Zelandë të Re u ka thënë ditë më parë autoriteteve jugkoreane se nëna e fëmijëve mund të jetë duke jetuar në Korenë Jugore.

Policia në Korenë Jugore ka thënë se e ka arrestuar gruan në qytetin Ulsan, në bazë të një fletë-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Zelanda e Re.

Një gjykatë do të vendosë brenda dy muajsh nëse ajo do të ekstradohet.

Autoritetet në Zelandë të Re u kanë kërkuar autoriteteve jugkoreane që ta mbajnë gruan në burg, derisa të merret vendimi për ekstradim.

“Për të siguruar arrestimin e dikujt jashtë shtetit, në një periudhë kaq të shkurtër, është nevojitur një bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet koreane dhe stafin e policisë së Zelandës së Re”, ka thënë inspektori, Tofilau Fa’amanuia Vaaelua përmes një deklarate.

Trupat janë gjetur muajin e kaluar, pasi një familje në Zelandë të Re ka blerë mallra të braktisur, duke përfshirë dy valixhe, në një ankand online.

Policia ka thënë se familja që i ka gjetur viktimat, nuk ka të bëjë asgjë me vdekjet.

Trupat e vdekur të fëmijëve të moshave pesë dhe 10 vjeç, kanë qëndruar në valixhe për disa vjet, pasi valixhet kanë qenë në një magazinë për të paktën tre apo katër vjet, ka thënë policia.

Policia në Korenë Jugore ka thënë se gruaja e arrestuar ka lindur në Korenë Jugore dhe më vonë është shpërngulur në Zelandën e Re, ku ka fituar shtetësinë.

Më 2018, ajo është kthyer sërish në Korenë Jugore.

Policia në Korenë Jugore ka thënë se dyshohet që gruaja e arrestuar mund të jenë nëna e dy fëmijëve, pasi adresa e saj sa ka jetuar në Zelandë të Re, ka qenë në magazinën ku kanë qëndruar valixhet me vite.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FINANCIMI RUS ME 500 MIJË DOLLARË PËR PD/ Gjiknuri zbardh takimin në KQZ me ambasadoren Kim
Previous article HOMAZHE MBRETËRESHËS/ Ekspertja zbulon sekretet që fshihen pas gjuhës së trupit të nuseve dhe nipërve të Elizabeth II

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT