• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PASHË KEMISHËN E GJAKOSUR”/ Rudina Hajdari rrëfen kujtimet për të atin: Çfarë më tha kur…
Home
Politikë

“PASHË KEMISHËN E GJAKOSUR”/ Rudina Hajdari rrëfen kujtimet për të atin: Çfarë më tha kur…

12 September, 2022 F.autor Politikë

Me një mirënjohje të thellë për Besim Çerën, truprojën e Azem Hajdarit e nisi fjalën e saj, e bija, Rudina, sot në përvjetorin e 24-të të vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike.

Në një takim në “Qytet Studenti”, për figurën e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ndau kujtimet e saj për të atin. Mes ë tjerash ajo kujtoi Besim Çerën, për të cilin tha se ai ishte i pandashëm me babain e saj.

“Familja ime do ti jetë gjithnjë mirënjohës, Besim Çerës. Ai humbi jetën e tij për të mbrojtur babin.

Ishte fjalë pak, dhe sa herë që vinte në shtëpi, ai udhëtonte me babin në çdo cep të Shqipërisë dhe fliste me time më, i thoshte: mos bëj asgjë, se nuk ke nevojë. 

Ai nuk donte ta lodhte mamin më tepër. Besimi për mua do të mbetet njeriu më i pandashëm për Azem Hajdarin”, tregoi Rudina Hajdari.

Më tej, ish-deputetja demokrate ndau me të pranishmit disa kujtime për të atin. Veçoi momentin, kur Azem Hajdari u plagos në Kuvend dhe atë ditë nuk kishte mundur të shkonte ta merrte nga shkolla.

“Një kujtim tjetër qe dua të ndaj me ju. Nga fëmijëria ime. Kur isha fare e vogël ndoshta në moshën e Sihanës, babi vinte shpesh dhe më merrte nga shkolla. 

Ai donte që unë të isha më e mira në mësime. Një ditë nuk erdhi. Erdhi një makinë, u futa dhe pas sediljes pashë një këmishë të gjakosu.

Më vonë mora vesh që babin e kishin plagosur në Pralament. Gjëja e parë që më tha: hë Rudina çfarë notash more sot? Dhe thashë si ka mundësi që ky njeri në këtë gjendje më pyet për mësimet.

Por i tillë ishte babi, Azemi që kujdesej për të gjithë. Ai e bënte këtë me dëshirën më të madhe dhe asgjë nuk mund ta ndalte në përkujdesjen që kishte për njerëzit. 

Në udhëtimet e mia, kudo i kam gjetur gjurmët e tij, diku ka mundësuar ujin, diku punësimin, diku nëpër sofra ka lënë shenjë me bisedat e tij”, rrëfeu ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT/ Reagon 71 vjeçari Murat Juba: S’kam asnjë lidhje me Dumanin, makina tip “Passat”...
Previous article DEL FOTO! Të dhënat e sistemit TIMS nxirren NË SHITJE nga hakerat! Njoftimi i shpërndarë nga “Homeland Justice"

F.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT