• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO VAZHDOJMË TË ÇLIROJMË VENDIN TONË”/ Ushtria ukrainase: Kemi trefishuar kontrollin mbi territore
Home
Nderkombetare

“DO VAZHDOJMË TË ÇLIROJMË VENDIN TONË”/ Ushtria ukrainase: Kemi trefishuar kontrollin mbi territore

11 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, ka thënë se forcat ukrainase kanë rimarrë më shumë se 3.000 kilometra katrorë të territorit këtë muaj. Ushtria ukrainase ka nisur kundërofensivë ndaj forcave ruse në lindje të Ukrainës.

Zaluzhniy ka thënë përmes një postimi në Telegram se “Ukraina po vazhdon të çlirojë territoret e pushtuara nga Rusia”. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka pretenduar një ditë më parë se forcat e tij kanë rikthyer kontrollin mbi 1.000 kilometrave katrorë. “Besoj se ky dimër do të shënojë pikën e kthesës, dhe do të rezultojë me çlirim të shpejtë të Ukrainës”, ka thënë Zelensky më 10 shtator.

“Po e shohim si po ikin pushtuesit në disa drejtime. Nëse do të ishim edhe më të fuqishëm me armë, ne do t’i çlironim rajonet më shpejt”. Përparimet e shpejta të Ukrainës përfshijnë edhe hyrjen e trupave të saj në qytezat Izjum dhe Kupiansk të shtunën.

Mirëpo zyrtarë britanikë të Mbrojtjes kanë paralajmëruar se luftimet e ashpra kanë vazhduar jashtë këtyre qytezave. Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar tërheqjen e forcave të saj, duke thënë se ky vendim është marrë për t’ua mundësuar ushtarëve “rigrupimin” në territorin e kontrolluar nga separatistët e mbështetur prej Moskës.

 

 

Ministria ruse ka konfirmuar edhe tërheqjen e trupave të saj në qytezën e tretë, Balakja, me qëllim të “rritjes së përforcimeve” në frontin e Donjeckut. Ushtria ukrainase kanë thënë se ka hyrë në këtë qytezë të premten.

Ndërkohë, administrata e instaluar nga Rusia në rajonin e Harkivit, u ka bërë thirrje banorëve që të evakuohen në Rusi “për të ruajtur jetët e tyre”. Në disa pamje të paverifikuara në rrjetet sociale janë parë radhë të gjatë të njerëzve që ia kanë mësyrë kufirit. Guvernatori i Belgorodit, rajon kufitar në Rusi, ka thënë se personave që evakuohen do t’iu sigurohet ushqimi, ngrohja dhe ndihma shëndetësore. Shpejtësia e kundërsulmit ukrainas – të nisur këtë javë – nuk ka zënë në befasi vetëm rusët, por ka befasuar edhe shumë ukrainas.

Megjithatë, rusët ende besohet se zotërojnë një të pestën e Ukrainës. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRVJETORI I MARTESËS/ Marina i bën Getoarit dedikimin epik (FOTO)
Previous article SULMET KIBERNETIKE NË SHQIPËRI/ Prokuroria kërkon ndihmën e 18 shteteve të huaja. Hakerimi i TIMS nga të njëjtët agresorë

s.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT