• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEKLARATA E FORTË/ Eksperti: Baba Mondi dhe Pandeli Majko kanë qenë në shënjestër të Iranit, për t’u vrarë
Home
Aktualitet
Kronikë

DEKLARATA E FORTË/ Eksperti: Baba Mondi dhe Pandeli Majko kanë qenë në shënjestër të Iranit, për t’u vrarë

8 September, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se shënjestër e Iranit kanë qenë dy figura të vendit tonë. Një nga radhët e politike dhe një nga feja, madje ai zbuloi edhe emrat.

Bëhet fjalë për Baba Mondin dhe ish-kryeministrin dhe deputetin aktual të Kuvendit, Pandeli Majko.

Në një intervistë për Abc, Karamuço deklaroi se “Pandeli Majko ka qenë pjesë aktive e MEK, ku ka marrë pjesë në disa takime me përfaqësues të huaj”.

Pjesë nga biseda

Pyetje: Kur kemi folur në Korrik ju thatë se dyshimi kryesor është se ky sulm vinte nga Irani, ku i bazonit këto informacione?

Karamuço: Kishte informacione që ishte bërë nga një profilizim jo vetëm nga strukturat tona por dhe ato europiane. Ishte një hetim nga një strukturë që ka bërë dhe hetime të tjera. Madje ne të dy edhe jemi përmendur nga dy kanale të Iranit madje mund të them edhe se jemi kërcënuar. Në fund të gushtit Shqipërisë ju soll e certifikuar se ky sulm ishte i mbështetur nga qeveria iraniane. Nuk ishte sulmi kibernetik ai që solli këtë masë kaq të rëndë në aspektin diplomatik, por ka ardhur duke u shtuar, një sërë aktesh të rënda që ne kemi marrë gjithë kohës, duke folur që nga kërcënimi me raketa, na kanë sulmuar në OKB duke thënë se Shqipëria është shtet terrorist, atentatet e dështuara në Rinas ndaj zyrtarëve të huaj, atentate ndaj klerikëve tanë si dhe politikanëve tanë.

Pyetje: Atentate ndaj klerit, mund të na zbulosh emrin?

Karamuço: Ka qenë Baba Mondi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjëve.

Pyetje: Kur e dëgjon tha se çfarë kanë patur me Baba Mondin?

Karamuço: Ata kanë rritur rrezikshmërinë, përfaqësuesit e fundit në Ambasadë kanë qenë ushtarakë dhe jo diplomatë. Edhe dekorimi i ish-shefit të Shërbimeve tona Visho Ajzati, nga SHBA është bërë pikërisht se ka parandaluar disa nga këto atentate, ku u janë bërë edhe politikanëve tanë.

Pyetje: Cilit politikani?

Karamuço: Pandeli Majkos.

Pyetje: Pandeli Majkos? Pse?

Karamuço: Ish-kryeministri jonë ka qenë pjesë aktive e MEK, ku ka marrë pjesë në disa takime me përfaqësues të huaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DINIT? Ja pse burrat tradhtojnë më shumë se gratë
Previous article MISTERI "ERVIS MARTINAJ"/ Artan Hoxha: Miksoi krimin me politikën! Aleanca që kanë lidhje shumë të fuqishme me...

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar

AKSIDENT NË AKSIN MILOT-RRËSHEN/ Makina del nga rruga, dy të lënduar Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MILOT-RRËSHEN/ Makina del nga rruga, dy të lënduar

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT