• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RREGULLI I PUSHTETIT APO PUSHTETI I SUNDIMIT”/ Kryeministri Edi Rama merr pjesë në forumin e Bledit në Slloveni
Home
Politikë

“RREGULLI I PUSHTETIT APO PUSHTETI I SUNDIMIT”/ Kryeministri Edi Rama merr pjesë në forumin e Bledit në Slloveni

29 August, 2022 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, projekt i qeverisë sllovene, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Qendra për Perspektivë Evropiane.

edi rama

Forumi zhvillohet çdo vit në fund të verës, si një platformë gjithëpërfshirëse me një pjesëmarrje të larmishme personalitetesh nga fusha e politikës, diplomacisë, ekonomisë, sektorit privat e publik dhe akademikë, të cilët mblidhen së bashku për të diskutuar sfidat kryesore në shekullin e 21-të.

Qëllimi i Forumit është të inkurajojë aktorët pjesëmarrës për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime dhe për të gjetur zgjidhje novatore për sfidat rajonale dhe globale.

Kryeministri Rama do të jetë pjesë e Panelit të liderëve, i cili këtë vit ka si temë diskutimi “Rregulli i pushtetit apo pushteti i sundimit. E ardhmja e BE dhe sistemi shumë palësh i marrëdhënieve ndërkombëtare.” – ku liderë europianë, si Presidenti i Republikës së Sllovenisë Borut Pahor, Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, etj, do të diskutojnë lidhur me temën, nën moderimin e Ali Aslan, gazetar dhe prezantues programesh televizive në Gjermani.

Forumit do t’i adresohet online edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHDUKJA/ Artan Hoxha: Ka ndodhur një tërmet në krimin e organizuar, Ervis Martinaj bëri revolucion. Çfarë ndodhi gjatë kësaj vere
Previous article "SIGURI MË TË MADHE PËR TË GJITHË EVROPËN"/ Analiza e DW: Scholz kërkon reforma rrënjësore të BE

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT