• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SIGURI MË TË MADHE PËR TË GJITHË EVROPËN”/ Analiza e DW: Scholz kërkon reforma rrënjësore të BE
Home
Nderkombetare

“SIGURI MË TË MADHE PËR TË GJITHË EVROPËN”/ Analiza e DW: Scholz kërkon reforma rrënjësore të BE

29 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Në Universitetin pothuajse 700-vjeçar të Pragës, kancelari Olaf Scholz foli për vetë bazat e Bashkimit Evropian dhe domosdoshmërinë e një riorganizimi të BE. Si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, BE-ja duhet të bëhet dukshëm më e fortë dhe më e pavarur ekonomikisht, tha kancelari gjerman. Një Evropë e bashkuar është halë në sy për presidentin rus, Vladimir Putin.

“Ne nuk po rrimë duarkryq dhe vetëm të shikojmë se si po vriten gra, burra dhe fëmijë, dhe si vendet e lira po fshihen nga harta apo zhduken pas mureve dhe perdeve të hekurta”, theksoi Scholz. “Prandaj ne mbështesim Ukrainën e sulmuar: ekonomikisht, financiarisht, politikisht, me mjete humanitare por edhe ushtarakisht.” Kjo mbështetje do të vazhdojë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”. Në javët dhe muajt e ardhshëm, Ukraina do të marrë nga Gjermania sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore dhe radarëve me vlerë mbi 600 milionë euro.

Zgjerimi i BE

Schleswig-Holstein | Olaf Scholz besucht Ausbildung ukrainischer Soldaten

Kancelari foli për një Evropë të përbërë nga 27, 30 ose 36 vende evropiane. “Unë jam i përkushtuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian, ku do të pranoheshin edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina, Moldavia e në të ardhmen edhe Gjeorgjia!” Për këtë, Bashkimi Evropian ka nevojë për rregulla të reja. “Rregullat evropiane mund të ndryshohen,” tha kancelari. “Nëse arrijmë në përfundimin se traktatet duhet të ndryshohen në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara, atëherë ne duhet ta bëjmë këtë.”

 

 

Scholz u shpreh pro vendimit për futjen graduale të marrjes së vendimeve me shumicë në politikën e jashtme të BE, por edhe në fusha të tjera si politika tatimore. “Respektimi i parimit të unanimitet funksionon vetëm për sa kohë që ka pak presion për të vepruar. Kjo nuk është më kështu, më së voni në pikën e kthesës”, theksoi kancelari.

“Selia Evropiane”

Scholz in Magdeburg

Me nocionin “sovraniteti evropian”, kreu i qeverisë gjermane promovoi heqjen dorë nga varësitë ekonomike dhe teknologjike si dhe një furnizim sa më autonom me energji. Si pasojë e luftës në Ukrainë, Scholz mbrojti edhe një politikë të përbashkët të mbrojtjes së BE-së. Për shembull, do të duhej të zhvillohen sisteme të përbashkëta të armëve, mbi të cilat të gjithë ushtarët e vendeve anëtare mund të trajnohen dhe të cilat mund të mirëmbahen më mirë.

Në mënyrë të veçantë, Scholz foli në favor të një sistemi të përbashkët të mbrojtjes ajrore, i cili do të ishte “më i lirë dhe më efikas” se sistemet e pavarura kombëtare. Njëkohësisht do të përbënte një “siguri më të madhe për të gjithë Evropën”.

Në planin afatmesëm nevojitet “një seli e vërtetë e BE-së”, ndërsa nga viti 2025 nevojitet edhe një forcë e përbashkët për reagime të shpejta. Scholz konfirmoi se Gjermania dëshiron të sigurojë “bërthamën” e këtyre njësive me rreth 5.000 ushtarë në fillim./DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RREGULLI I PUSHTETIT APO PUSHTETI I SUNDIMIT"/ Kryeministri Edi Rama merr pjesë në forumin e Bledit në Slloveni
Previous article PRANOI KRIMIN/ Bashkëshortja e Shefki Kurtit, që u gjet i masakruar në kanal rrëfehet: E vrava me sëpatë brenda shtëpisë, trupin e copëtova në banjë

s.autor

Postime të ngjashme

TËRMETI SHKATËRRIMTAR NË KOLUMBI/ 254 viktima, 2,600 të plagosur dhe rreth 200 të zhdukur Botë

TËRMETI SHKATËRRIMTAR NË KOLUMBI/ 254 viktima, 2,600 të plagosur dhe rreth 200 të zhdukur

NDËRROI AVIONIN PAS KËRCËNIMIT TË MUNDSHËM IRANIAN/ Trump konfirmon manovrën: Bëra atë që më tha Shërbimi Sekret Botë

NDËRROI AVIONIN PAS KËRCËNIMIT TË MUNDSHËM IRANIAN/ Trump konfirmon manovrën: Bëra atë që më tha Shërbimi Sekret

VENEZUELA BIE DAKORD ME IZRAELIN/ Vendosin shërbime konsullore pas një ndërprerjeje diplomatike 17-vjeçare Botë

VENEZUELA BIE DAKORD ME IZRAELIN/ Vendosin shërbime konsullore pas një ndërprerjeje diplomatike 17-vjeçare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT