• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Suedia ofron paketë të re ndihme ushtarake dhe civile për Ukrainën
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Suedia ofron paketë të re ndihme ushtarake dhe civile për Ukrainën

29 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, ka bërë me dije ditën e sotme se Suedia do të ofrojë një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, me qëllim që ajo të mund të vetëmbrohet dhe të përballojë sulmet e Rusisë.

Paketa e re e ndihmës do të jetë në vlerë prej 500 milionë krunash apo 46.75 milionë dollarësh.
Andersson, teksa u takua me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha për gazetarët se Qeveria e saj do të ofrojë edhe një paketë të ndihmës prej 1 miliard krunash apo 940 mijë euro. Kjo do të jetë ndihmë ushtarake dhe civile për Ukrainën.
Kuleba tha se Suedia do t’i ofrojë shtetit të tij armë sikurse obusë dhe granata.
“Për aq kohë sa lufta vazhdon, ne do të kërkojmë më shumë armë”, tha Kuleba.
“Çdo euro, çdo plumb, çdo granatë është e rëndësishme”, shtoi ai.
Kryeministrja suedeze nuk dha detaje për paketën ushtarake, por tha se do të jetë e ngjashme me ndihmën e mëparshme, që ka përfshirë armë kundërtanke, pajisje për mbrojtjen e ushtarëve dhe pajisje për pastrimin e minave.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa lufta vazhdon”, tha Andersson.
Në pjesën e ndihmës civile përfshihet edhe blerja e grurit ukrainas, që më pas do t’iu dërgohet shteteve që po përballen me mungesë të ushqimeve. Kjo, sipas Suedisë, bëhet për të mbështetur ekonominë ukrainase.
Që prej kohës kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, shtetet perëndimore kanë ofruar ndihmë të vazhdueshme ushtarake dhe civile për Kievin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKEMA E RE/ Daily Express: Si shqiptarët kalojnë nga Irlanda për të emigruar në Britaninë e Madhe. Marrin letërnjoftim fals...
Previous article "KAM SHKOLLË S'DUA..."/ Ukrainasi që u kap te Uzina e Gramshit ankimon vendimin: Më lini ‘detyrim paraqitje’ jo në burg

s.autor

Postime të ngjashme

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione Botë

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT