• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RAMA PO SHNDËRRON PORTIN E DURRËSIT NË DUBAIN E…”/ Berisha: Afera korruptive më gjigande në Europë
Home
Politikë

“RAMA PO SHNDËRRON PORTIN E DURRËSIT NË DUBAIN E…”/ Berisha: Afera korruptive më gjigande në Europë

29 August, 2022 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë për portin e ri të Durrësit. Ai tha para mediave se janë planifikuar 2 mld euro për këtë projekt.

“Porti i Durrësit i cili në shekuj dhe mijëvjeçarë ka bërë Shqipërinë ose i ka dhënë asaj rolin më të rëndësishëm dhe më strategjik në rajon përcaktohet nga Komisioni i Transportit të BE-së së bashku me Portin e Tivarit si njëri nga dy portet të rëndësisë strategjike për BE-në, çka do të thotë për rajonin dhe transportin në kuadrin e kësaj hapësire.
Edi Rama pa asnjë konsultë paraprake me qytetarët e Durrësit, me grupe interesi dhe me asnjë tjetër përveç xhepit dhe llogarive të tij, de fakto po shndërron portin e Durrësit në Dubain e familjes së tij. Afera e Portit të Durrësit gjer sot është afera korruptive më gjigande në Europë. Informoj qytetarët shqiptarë se nga ky vendim korruptiv antiligjor i Edi Ramës, Rama dhe kompania e tij përvetësoi mbi 1 mln metër katrorë truall ndërtime në 3 mld euro. Në këtë aferë me pasoja të rënda strategjike për vendin, me pasoja të rënda që synojnë defaktorizimin e Shqipërisë dhe të rolit të saj strategjik në transportin në BE dhe NATO, Rama parashikon me makinerinë e mashtrimit të tij investim në 2 mld euro në atë që quhet marinë turistike.
Njeriu që ka marrë përsipër të bëjë këtë investim ka pasur një zotim për investimin e 4 mld eurove buzë Savës në Beograd dhe ka përfunduar në një investim prej 20 mln eurosh”, deklaroi Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DENONCIMI PËR PORTIN E RI TË DURRËSIT/ Berisha paralajmëron Ramën: Hiq dorë nga projekti i vjedhjes
Previous article ABETARE E PËRBASHKËT SHQIPËRI-KOSOVË/ Rama: Krijesë e bashkimit të vullneteve të të dyja qeverive

s.autor

Postime të ngjashme

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi Politikë

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë Politikë

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT