• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbulohet foto e CIA-s: Hitleri i gjallë pas luftës në Kolumbi më 1955-n
Home
Mister

Zbulohet foto e CIA-s: Hitleri i gjallë pas luftës në Kolumbi më 1955-n

31 October, 2017 Redaktor1 Jetë, Mister

Të dhëna kontradiktore mes dokumenteve dhe fakteve reale për Adolf Hitler. Si qëndron e vërteta e vdekjes së diktatorit gjakatar nazist?

Në një dosje të deklasifikuar nga CIA, e mbajtur deri tani në Arkivat Kombëtare të SHBA-ve, thuhet se Adolf Hitleri mund t’i ketë mbijetuar Luftës së Dytë Botërore dhe nuk ka vdekur i vetëvrarë në bunkerin e tij më 30 prill të 1945-ës, ndërsa Berlini binte nën pushtimin e “Ushtrisë së Kuqe”.

Në dokumentin, që daton më 3 tetor 1955, dhe është në dispozicion në faqen e internetit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, një agjent me emrin e koduar “Cimelody-3”, pretendon se ishte “kontaktuar më 29 shtator 1955 nga një mik i besuar” në Kolumbi, që kishte shërbyer nën komandën e tij në Evropë dhe që “aktualisht qëndron një Maracaibo”.

Burimi i ka treguar agjentit “Cimelody-3” se “ka marrë vesh nga një ish-anëtar i SS-së gjermane, në mënyrë konfidenciale, se Adolf Hitler” ishte ende gjallë në vitin 1955, raporton repubblica.it.

Pra, historia do duhej të shkruhej nga e para, nëse nuk do të ishte për “provën” e lidhur me njoftimin e inteligjencës: një foto në “Tunga, Kolumbi, Amerikë e Jugut 1954” ku shfaqet ish-zyrtari i SS, Phillip Citroen, së bashku me Hitlerin në atë që do të ishte identiteti i ri i tij si refugjat në Amerikën e Jugut: Adolf Schrittelmayor.

E bukura është se Hitleri jo vetëm që do të mbante emrin e pagëzimit: por në foto shfaqet pikërisht si e kujtojnë të gjithë, shprehi, mustaqe, qëndrim. Në 1954, ndërsa bota e kujtonte të vdekur, por rusët dhe amerikanët vijonin të kërkonin prova përfundimtare për fundin e tij, Hitleri kishte nisur një jetë të re në Kolumbi, duke mbajtur pamjen e tij të zakonshme përballë të gjitha identikiteve të nxjerra nga ekspertët e shërbimeve të ndryshme inteligjente që përshkruanin se si mund të transformohej. Pak e besueshme.

Sovjetikët, në veçanti, për vite kanë pretenduar se kishin në posedim disa prej mbetjeve të Hitlerit, edhe pse trupat e diktatorit dhe Eva Braun u dogjën zyrtarisht pas vetëvrasjes.

Nga ana tjetër shkencëtarit amerikan Nick Bellantoni nga Universiteti i Konektikatit iu lejua të ekzaminonte ato mbetje në vitin 2009, duke dalë në përfundimin se një pjesë e kafkës që posedonte Moska i përkiste një gruaje të moshës midis 20 dhe 40 vjeç, ndërsa Hitleri ishte 56 vjeç në 1945.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohen prapaskenat/ Kreu i SHISH i kishte kërkuar Ramës dorëheqjen para disa muajsh?
Previous article TOP STORY/ Brenda shtëpisë së Saimir Tahirit, pas kontrollit të prokurorëve

Redaktor1

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT