• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ME 4000 PAUND IKNI NË BRITANI…”/ Pazaret që bëhen përmes “TikTok”-ut, mediat ngrenë alarmin për rekrutimet nga bandat kriminale në Angli
Home
Aktualitet
Kronikë

“ME 4000 PAUND IKNI NË BRITANI…”/ Pazaret që bëhen përmes “TikTok”-ut, mediat ngrenë alarmin për rekrutimet nga bandat kriminale në Angli

27 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mediat britanike i janë kthyer sërish rrjetit social “TikTok” për të gjurmuar rrugëtimet e shqiptarëve në drejtim të tokës britanike.

Ata kanë zbuluar biseda që në fakt shqiptarët i bëjnë hapur, duke kërkuar sa më shumë njerëz dhe madje kërkojnë që rrugëtimin deri në vendin e nisjes do t’ua mundësojnë ata me anë të mikrobusëve.

Në fakt, muaji korrik dhe gushti kanë qenë muajt që shqiptarët kanë vërshuar në drejtim të Britanisë, duke shfrytëzuar edhe uljen e çmimit të kalimeve në La Mansh.

Por, ajo që bie në sy është fakt që janë nisur dhe madje kanë mbërritur në brigjet britanike edhe nëna me fëmijë, duke sakrifikuar thuajse gjithçka për të shkuar atje. Edhe pse politika dhe autoritetet britanike flasim prej më shumë se një muaji vetëm për shqiptarët, këta të fundit nuk e kanë ndërprerë për asnjë moment aktivitetin, duke e bërë atë edhe një sfidë mes disa shtetesh.

Vetëm në fillimin e kësaj jave u ra dakord mes autoriteteve se shqiptarët që do të kapen në brigjet britanike do të depërtohen në Shqipëri dhe Shqipëria do t’i dënojë me 4 vjet burg.

DJE

“Rritja e azilkërkuesve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar mund të bëhet shkak për bandat kriminale”, kështu shkruan “The Guardian” në artikullin e kushtuar emigrantëve shqiptarë që tentojnë të largohen nga vendi.

“The Guardian” shkruan se bandat shqiptare që kontrollojnë tregtinë e drogës në Britani ofrojnë udhëtim me minibus dhe kalimin për 4000 £ dhe duket se pazari bëhet nëpërmjet rrjetit social “TikTok”.

“Home Office” dhe organizatat bamirëse të refugjatëve dyshojnë se kjo rritje e kërkesë së azilkërkuesve që udhëtojnë nëpërmjet kanalit anglez, është për shkak të dominimit të bandave kriminale që duket se tani kontrollojnë pjesë të mëdha të tregjeve të marijuanës dhe kokainës.

Aktiviteti i bandave shqiptare është “duke ngritur listën e prioriteteve të shërbimeve të sigurisë” për shkak të rritjes së të ardhurve nga shteti ballkanik, kuptohet.

PAZARET NË “TIKTOK”

Llogaritë anonime, të shkruara në shqip dhe anglisht, janë rrugë reklamuese nga kryeqyteti, Tirana, në Calais. Disa sugjerojnë udhëtime falas me minibus në Calais. Disa llogari publikojnë çmimet, ndërsa të tjera ftojnë klientët e mundshëm t’i kontaktojnë privatisht.

“Shko në Angli me 4000 paund. Me gomone, çdo ditë”, shkruan një person në rrjetet sociale. Sipas faqes së internetit “Balkan Insight”, një tjetër reklamë ofroi të merrte edhe fëmijë.

“Nisjet çdo ditë. Nisja e radhës është nesër më 22 korrik. Mund të marrim edhe familje. Ju vini sot dhe ikni nesër. Ne jemi të parët dhe më të mirët (për gomonet)”. Postimi ka 2706 pëlqime dhe 52 komente. Shifrat e së enjtes tregojnë një rritje të konsiderueshme të ardhjeve nga Shqipëria. Këtë vit, 2165 njerëz u regjistruan si persona që kanë mbërritur midis janarit dhe qershorit, krahasuar me vetëm 23 të zbuluar gjatë të njëjtës periudhë në 2021.

Mbretëria e Bashkuar ka nënshkruar një marrëveshje të re për të përshpejtuar largimin e shtetasve shqiptarë, ndërsa autoritetet shpresojnë se kjo mund të zgjasë vetëm dy deri në tri javë.

KAPOT E TRAFIKUT

Organizatat e refugjatëve theksojnë se aktualisht më shumë se gjysma e shqiptarëve që aplikojnë për azil iu jepet leje qëndrimi. Të dhënat e së enjtes tregojnë se vetëm 21 persona janë larguar me forcë me arsyetimin se janë “të papranueshëm” për azil që nga Brexit, pavarësisht se ministrat zgjeruan fushën e këtij rregulli.

Disa kriminelë shqiptarë janë kthyer fshehurazi në Britaninë e Madhe pasi u depërtuan, për t’u arrestuar sërish. Mauricio Myftaraj u dënua me 15 vjet burg për armëmbajtje pa leje dhe drogë, pasi policia bastisi shtëpinë e tij, ku gjetën gjithashtu 40 fishekë dhe 20,000 paund para në dorë. Ai u depërtua në vitin 2015 dhe iu ndalua kthimi pasi u burgos tre vjet më parë për këtë vepër penale, por arriti që të kthehej ilegalisht.

Një tjetër tregtar droge në qarkun shqiptar, Xhenson Duka, u kap me kokainë me vlerë më shumë se 10,000 paund dhe një thikë pasi u kthye pas dëbimit. Ai u burgos për tre vjet në gjykatën e kurorës në Maidstone dhe që atëherë është depërtuar. Flogert Farruku, i cili u gjet duke vepruar si “kopshtar” në një fermë kanabisi prej 60,000 £, ishte dëbuar më parë, pasi ishte kapur duke bërë pikërisht të njëjtin aktivitet. Ai tani është burgosur edhe një herë dhe sërish përballet me depërtim pas lirimit të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO NUDO DHE 5 MIJË EURO S*KS/ Pas skandalit të bujshëm, Arta Nitaj provokon nga palestra: Ata nuk…
Previous article TRAFIK I RËNDUAR NË RRUGËN E KOMBIT/ Fluks turistësh nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT