• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DUHET TË SHLYEJA 5000 EURO BORXHE”/ 29-vjeçari shqiptar kapet i fshehur në papafingon e shtëpisë së barit dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

“DUHET TË SHLYEJA 5000 EURO BORXHE”/ 29-vjeçari shqiptar kapet i fshehur në papafingon e shtëpisë së barit dhe…

25 August, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një emigrant i paligjshëm shqiptar ka dalë para Gjykatës së lartë në Sheffield të Britanisë së Madhe, pasi më parë kishte pranuar për hetuesit se mbikëqyrte dhe kujdesej për të një fermë kanabisi, në  pronën në Yorkshire e Jugut, ku edhe u arrestua.

Arvanit Dodaj, 29 vjeç ka rrëfyer se ishte i detyruar të rriste bimët e kanabisit, në mënyrë që të mund të paguante një borxh prej 5,000 £. Dodaj i tha policisë se kishte hyrë ilegalisht në vend dhe atij iu ofrua puna për t’u kujdesur për bimët për të shlyer borxhin.

Hetuesit i treguan gjykatësit provat sesi i riu shqiptar u kap i fshehur në papafingon e një prone ku policia gjeti 318 bimë kanabis, të ndara në pesë dhoma.

“Sapo hynë në banesë, oficerët gjetën një numër të madh bimësh kanabisi në dhoma. Vetëm një dhomë nuk përdorej për kanabis dhe ajo dukej të ishte përshatuar në dhomë për banim. Në këto pesë dhoma të tjera kishte gjithsej 318 bimë kanabis. I pandehuri u gjet në papafingo, i fshehur pas paneleve dhe çarçafëve”, zbuloi prokurori Samuel Ponniah.

 

 

Policia gjeti gjithashtu 138 £ në një sirtar dhe një portofol me 213,51 £ në para cash gjatë bastisjes në Cooper Street, Hyde Park të Doncasterit. Dodaj u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit të drogës së klasit B dhe për zotërimin e pasurisë kriminale, përkatësisht parave të gatshme, pas bastisjes më 21 korrik.

Avokati i mbrojtjes Michael Cane-Soothill tha: “I pandehuri kishte një funksion të kufizuar në drejtimin e aktivitetit kriminal dhe nuk ishte i përfshirë nga presioni, por nga një shkallë shfrytëzimi për shkak të rrethanave të tij. Unë nuk mendoj se ka pasur ndonjë përfshirje në nivel operacional apo menaxherial”.

Cane-Soothill shpjegoi se Dodaj synon të kthehet në Shqipëri dhe të punojë për të shlyer borxhin e tij.

“Ai ka kërkuar falje në gjykatë dhe shpjegoi se i vjen sinqerisht keq për gjithë telashet që ka shkaktuar”, tha më tej avokati.

Dodajn u dënua me 20 muaj burg, dhe gjykatësi Graham Reeds QC, i tha se u përfshi në këtë mekanizëm kriminal për para.

“Unë e pranoj se paratë do të ishin përdorur për të reduktuar borxhin që keni bërë kur keni zgjedhur të hyni ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar”, shtoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËHUNI GATI! Mërkuri Retrogradë do t’ua kthejë jetën përmbys 4 shenjave të Horoskopit
Previous article ASHTU SI ÇDO MAMA/ Elita Rudi na tregon çfarë gatuhet në shtëpinë e saj kur e vendos vetë ajo

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT